Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda është duke zhvilluar një aksion policor në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog dhe Gjilan.
Gazeta Sinjali mëson se deri tani janë arrestuar 12 persona.
Personat që janë arrestuar deri tash gjatë këtij aksioni janë:
Gazeta Sinjali raporti ekskluzivisht se arsyet e realizimit të këtij aksioni janë dyshimet për manipulime me subvencione.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se ka dyshime për manipulime me dokumentacionin kadastral që lidhet me veprat penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “falsifikim i dokumenteve”.
Sinjali mëson se do të ketë edhe arrestime të tjera, përfshirë edhe qytetarë.