Të pesë avokatët e fajësimit që pritej ta përfaqësonin ish-presidentin Donald Trump e kanë kanë dhënë dorëheqje, thanë burimet e ABC News.
Ekipi i udhëhequr nga avokati i Karolinës së Jugut, Butch Bowers, dha dorëheqje për shkak të mosmarrëveshjeve rreth mënyrës së mbrojtjes së Trump, thanë burimet. Avokatët kishin planifikuar të argumentonin kushtetutshmërinë e mbajtjes së një gjykimi, duke qenë se Trump tani është një ish-president.
Mosmarrëveshjet rreth strategjisë ndryshuan, thanë burimet për ABC News, por Trump donte që ekipi i tij të argumentonte se kishte mashtrim në zgjedhje, ndërsa avokatët dhe disa këshilltarë të lartë të ish-presidentit donin që fokusi të mbetet në kushtetutshmërinë e një gjykimi me presidentin jo më në zyrë.
Një burim pranë ish-presidentit e përshkroi ndryshimin si një “vendim të ndërsjellë” midis palëve.
Trump akuzohet për “nxitje të kryengritjes” pas rrethimit të dhunshëm në Kapitolin të SHBA-së që la një oficer policie dhe katër të tjerë të vdekur. Dhuna, e cila u zhvillua më 6 janar, u parapri nga një tubim i Trump kur ai u tha mbështetësve të tij që të drejtoheshin në Kapitol dhe në mënyrë të përsëritur tha se ata duhet të luftonin për të.
“Përpjekjet e demokratëve për ta fajësuar një president i cili tashmë ka lënë detyrën është totalisht antikushtetuese dhe kaq e keqe për vendin tonë. Në fakt, 45 senatorë kanë votuar tashmë se është antikushtetuese. Ne kemi bërë shumë punë, por nuk kemi marrë një vendim përfundimtar në ekipin tonë ligjor, i cili do të bëhet së shpejti”, tha Jason Miller, zëdhënës i Trump, për ABC News të shtunën.
Gjyqi i Senatit është planifikuar të fillojë më 8 shkurt. Dy të tretat e Senatit – ose 67 senatorë – do të duhet të votojnë pro që vendimi për dënimin e Trumpit të ketë sukses. Kjo do të thotë se 17 senatorë republikanë do të duhet të shkojnë në anën e semokratëve.