(Pjesa e Dytë) Në disa artikuj në vijim do të përmendim 42 skandalet e mëdha të PDK-së sa ishte në qeveri.
Tani kur jemi më pak se një muaj para zgjedhjeve parlamentare, qytetarët duhet të jenë mirë të informuar për veprimet e qeverive të kaluara në vend, e sidomos parasysh duhet ta kenë të rinjët që kësaj radhe do të votojnë.
Ndonëse po tenton të proklamohet si partie e “rimëkëmbjes”, ku edhe sloganin e ka të tillë”, PDK-ja në thelb po tregon vet se e ka shkatërruar këtë vend, e tash po tenton ta rimëkëmb atë.
Bazuar në atë që shkruan Bota Sot, dhjetëra skandale të theksuara kanë ndodhur kur në qeveri ka qenë partia e Hashim Thaçit, e më vonë edhe e Kadri Veselit.
Më poshtë gjeni edhe 10 skandale tjera që ndodhën kur në qeveri ishte prezente PDK-ja:
11. Kthimi i Serbisë në Kosove me hapësira të veçanta ligjore për komunat me shumicë serbe;
12. Nepotizëm në secilin sektor, familjarët e zyrtarëve të lartë të PDK-së të punësuar kudo në sektorin publik e në diplomaci;
13. Likuidimi i pasurisë publike në privatizim;
14. Kalimi i doganave ne hangare private;
15. Kriminalizimi e politizimi i pashembullt i gjyqësorit;
16. Vjedhja e Dhomës se dëshmive për krimin e organizuar;
17.Shitja e tokave për 1 €;
18. Abstenimi nga çdo aplikim në çfarëdo organizate botërore për 1 vit;
19. Dhënia e 53 milion eurove Bektelenkes dhe të njëjtën shumë edhe Devollëve;
20. Afera e përgjimeve PRONTO ku ende askush nuk është dënuar;
Këtu mund ta gjeni pjesën e parë të këtij shkrimi https://mejdani.com/mbi-40-skandale-te-pdk-se-kur-ishte-ne-qeveri-deme-te-medha-iu-shkaktuan-shtetit-1/