Let’s make the World trough USA great again!
Shkruan: Arianit Sllamniku
Është populli amerikan i cili nëse mendon të migrojë, destinacion të migrimit nuk ka përzgjedhje qysh ka krejt bota, që i kanë SHBA-të. Pra është adresa e fundit për migrim SHBA-të, na qenka edhe shpresa e vetme dhe e fundit prandaj janë tejet me rëndësi që sistemi i këtij shteti të mos bjerë, të mos devijojë, të mos korruptohet por të vazhdojë të triumfojë sistemet tjera qeverisëse në botë siç është komunizmi dhe socializmi e liberalizmi i skajshëm I cili shkatërroi ekonomi të tëra të shteteve dhe krijoi varshmëri ndaj kapitalit të huaj duke e humbur edhe sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit.
Janë SHBA-të me presidentin Trump të cilat krijuan standard të ri, vlera reale dhe një formë të re të bërit politikë e veçmas në diplomaci dhe kjo sigurisht se është pengesë për agjendat globaliste që në plan të parë i kanë përfitimet përmes luftrave të shkaktuara nga vet ata nëpër tërë botën në njërën anë dhe skllavërimit dhe varshmërisë së popujve dhe shteteve për interesa të tyre në anën tjetër.
Mandati i dytë I këtij rrugëtimi politik, ekonomik, ushtarak dhe social të presidentit Trump doli hapur të jetë I papranueshëm për oligarkët e skenës globaliste që janë pro abortit në çfarëdo muaji të shtatzënisë, pro martesave të gjinive të njëjta dhe kundër familjes tradicionale, pro pedofilisë, pro vaksinës me detyrim në krye me Soros, Gates dhe oligarkët tjerë banker në krye me familjet Rokfeller dhe Rotshild të cilët mbështetnin hapur kundërshtarët politik dhe organizatat kundër presidentit Trump.
Përkundër presionit tek votuesit amerikan për gjatë 4 viteve të mandatit të presidentit Trump, ku demokratët e kundërkanditates znj. Hillary Clinton, bënë tërë kohën fushatë kundër Trump kinse ifitoi zgjedhjet me mbështetje të rusëve në krye me Putinin, dyshime të cilat edhe pas betimit të tij si president i SHBA-ve nuk u ndalën sepse pasoi hetimi federal në lidhje me përzierjen e rusisë në zgjedhjet në SHBA dhe pas 12 muaj hetime doli se nuk kishte as edhe një element të përfshirjes së Rusisë në zgjedhjet e SHBA.
Andaj edhe përfaqësuesja e dhomës së përfaqësesve, zonja Peloi e cila griti “Impeachment” për Tradhëti kombëtare kundër presidentit Trump, i ra çekanit në tavolinë, si sinjal i moskalimit të kësaj nisme demokrate, duke e bërë të pamundur rrëzimin e presidentit Trump nga senatorët e Dhomës së Përfaqësuesve.
4 nëntori – Djepi I demokracisë në provim
Përkundër nismave si “Black lives matter” dhe “Antifa”, të cilat shkatërruan qytete të tëra por vetëm aty ku qeverisnin guvernatorët demokratë, patëm një tendencë të paraqitjes së presidencës Trump si e paaftë për të menaxhuar pakënaqësitë e amerikanëve në njërën anë dhe një pasqyrim ultra racist i presidencës Trump në anën tjetër por zgjedhjet treguan trend tjetër votusish, ku përqindja më e lartë e votuesve me ngjyrë votuan Trump para kundërkandidatit të vet.
Se presidenca Trump kishte informatat e duhura për zgjedhjet e 4 nëntorit 2020 tregon fakti se:
- pse nuk u certifikuan zgjedhjet Brenda 24 orëve pas kryerjes së votimit që ka ndodhur si zakonisht,
- si u bë që nëpër të gjitha vendvotimet të dalin fakte për manipulim votash brenda 24 orëve,
- si u zbuluan votat e ardhura përmes postës nga personat që kishin lindur ne vitin 1900,
- si u zbulua rrjeti i blerjes së votës,
- si u zbulua që të njëjtat makina të numërimit të votave “Dominion” ishin përdorur për manipulim votash edhe në Venezuela,
- si u zbulua që serverët e të dhënave të votave nuk ishin në territorin e SHBA-ve,
- si u zbulua që të dhënat së pari ruheshin në serverët të stacionuar në Barcelonë të Spanjës dhe pastaj janë transferuar në Frankfurt të Gjermanisë.
Pa besuar se prapa agjendës së fitores së Presidentit Trump qëndrojnë patriotët e SHBA-ve dhe ushtarakët më të lartë të cilët përmes operacionit “Sting”, e bënë që “bisha” të bjerë në grackë, nuk ka mënyrë tjetër të zbulimit dhe të shkatërrimit të sistemit korruptiv zgjedhorë!
Kthimi i besueshmërisë përmes transferimit të pushtetit në administratën Trump 2!
Realisht sistemi zgjedhor amerikan pothuajse asnjëherë nuk ka zgjedhur kandidatin me shumicë votash president të SHBA-ve. Kështu ndodhi hiq më larg se me përzgjedhjen e Xhorxh Bush të riut president me më pak vota se sa kundër-kandidati i tij Al Gore I cili kishte më shumë vota popullore se vet Bush I riu!
Skenari 1:
Nëse guvernatorët republikan refuzojnë t’I certifikojnë zgjedhjet në shtetet e tyre veç e veç, dhe nuk i dërgojnë përfaqësuesit e shtetit të tyre në kolegjin elektoral, atëherë hyn në fuqi Amandamenti 12 I kushtetutës së SHBA-ve thotë: “nëse asnjëri nga kandidatët nuk I ka 270 vota atëherë çështja I kalon Dhomës së përfaqësuesve” dhomë në të cilën votimi bëhet “1 shtet, 1 votë” dhe bazuar në gjendjen reale të tanishme, republikanët kanë më shumë shtete të fituara se sa vet demokratët.
Por nëse demokratët kanë shumicën në Dhomën e përfaqësuesve, atëherë e kemi skenarin e radhës!
Skenari 2:
Ligji zgjedhor i vitit 1887 atëherë kur ligjvënësit e shteteve, përkundër rezultatit final, deklarojnë se ka pasur parregullësi në procesin zgjedhor, atëherë procesi tërësisht I kalon gjykatës supreme, gjykatë e cila pak para zgjedhjeve, saktësisht më 26 tetor 2020 ka emëruar të preferuarën e presidentit Trump, 46 vjeçaren zonjën Amy Coney Barrett dhe gjithçka do të mbetet që ajo të vendos se kush do të betohet me 20 janar si president I ri I SHBAve.
Skenari 3:
Do të ndodhë me 20 janar 2021 në Shtëpinë e Bardhë kur presidenti I rizgjedhur Donald Trump do të betohet para përfaqësuesve të shtetit dhe familjes së tij, përkundër revoltave qytetare nëpër rrugët e New Yorkut dhe të Washingtonit për ta zhbërë një akt legjitim bazuar në kushtetutën e SHBA-ve.
Got bless Donald J. Trump!