Arianit Sllamniku, dikur kryetar i Federatës së Peshkatarisë Sportive të Kosovës dhe njëherit ish-kryetar i degës së PD-së për Gjilan, me konsistencë vazhdon përpjekjet për ta mbrojtur kauzën e tij Anti-Covid, shkruan Gazeta Mejdani.
Çështja se a duhet të jetë i obligueshëm vaksinimi kundër virusit Corona në Kosovë, është bërë temë denati i gjerë nëpër rrjete sociale dhe në mediat e vendit. Sllmaniku mbanë qëndrimin se një gjë e tillë është e kundër ligjshme dhe bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
Mbrëmë në një emision televiziv, Z. Sllamniku është ballafaquar me Rushit Arifin, një mjek kosovar që jeton dhe vepron në Suedi. Ky i fundit kundërshtonte kategorikisht qëndrimet e Sllamnikut në lidhje me vaksinimin e detyrueshëm si dhe sillte prova nga përvoja suedeze.
Në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, Sllamniku edhe një herë shprehu kritikat e tij për vaksinimin Anti-COVID, ka thenë se në Suedi qytetarët nuk vaksinohen kundër COVID-19, por marrin mikroçipin me të cilin mund të hyjnë në restorante dhe vende të ndryshme.
Kësaj deklarate të Sllamniku i ka reaguar Arifi duke thënë se këto janë dezinformime.
“Sllamniku nuk është përfaqësues i Suedisë dhe se ai nuk po e thotë të vërtetën. Unë jam më kredibil se ai të flas në lidhje me temën. Në Suedi ka pas masa, ka pas restrikcione, por restrikcionet që i ka vendos Instituti i Shëndetësisë Publike të Suedisë kanë qenë të bazuara në shkencë dhe nuk i kanë marrë politikanët por ekspertët e fushës”, ka shtuar Arifi.
Këtë qëndrim të Arifit, Sllamniku i ka cilësuar si aspak të vërtetë.
“Nuk ki nevojë me u vaksinu për Suedi vetëm keni nevojë me e marrë një mikroçip. Vendosja e mikroçipave atje ka filluar më 2022 dhe posa ta vendosni, jeni të lirë. Edhe të vaksinuarit duhen të kryhet me e PCR”, ka thënë Sllamniku.
Derisa Sllamniku tregonte se suedezët nuk po vaksinohen dhe se po marrin mikroçipa, Rushiti i është kundërpërgjigjur duke i thënë se “A po jam seriozisht tu dezinformu kur po them se në Suedi ka pasur instruksione”.
“Për herë të parë po dëgjoj se në Suedi paskan filluar të vendosin mikroçipa. Kjo për mua është e çuditshme dhe e pabesueshme” ka thënë Rushit Arifi.
Pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të Arifit në fjalën e Sllamnikut, ky i fundit i thotë se “Ka 30 vjet që jeton në Suedi, në një shtet të kulturuar, dhe prapëseprapë nuk e lënë dikë me u shpreh”./Gazeta Mejdani/