Jo të gjithë qentë janë të pafat sikur jo të gjithë qytetet në Evropë janë të vërshuar si Prishtina nga qentë endacakë, shkruan Gazeta Mejdani
Kështu, një qenush nga streha që kujdeset për kafshët e braktisura, në Uellsin Jugor, sapo është shpërngulur te selia më e rëndësishme qeveritare në Britani: Kryeministria.
Kryeminsitri Boris Johnson, i cili është dashamirë edhe i pulave, u pa të futet te selia e tij, në Downing Street, me një qenush 15-javësh, të cilin e ka quajtur Dajlin.
Qenushi ishte braktisur aty nga disa rritës qensh, por tani do të jetojë bashkë me kryeministrin dhe partneren e tij, Carrie Symonds.
Qenushi nuk është e vetmja kafshë fatlume që jeton në ndërtesën më të rëndësishme të qeverisë britanike.
Një maçok, i quajtur “Leri”, ndodhet gjithashtu në mjediset qeveritare, por pak gjasa ka të jetojë pranë qenit, pasi banon në një apartament në ndërtesën e njohur si “Nr.10”, ku jeton kryeministri.
Se a do të ketë fat ndonjë qen të futet në selinë e kryeministrisë së Kosovës, pritet të shohim nga vendimet e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post