Një tjetër rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, tani një rast dhunimi.
Tre persona janë gjetur në një motel të Gjilanit duke e dhunuar një të mitur njofton Policia e Kosovës.
Tre personat e dyshuar që kanë kryer dhunimin, janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit pas intervistimit të tyre.
“Janë arrestuar tre të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit janë gjetur në një motel së bashku me viktimën f/k, e mitur, me të cilën dyshohet se kishin kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Kujtojmë se rastet e dhunimit në qytetin e Gjilanit gjatë këtyre muajve kanë shënuar rritje në bazë të shifrave që publikon Policia e Kosovës.
Po ashtu, kujtojmë se dje në Gjilan një 19 vjeçar është therur me thikë për vdekje para banesës së tij nga persona të panjohur.