Teatri Kombëtar në Shqipëri ka nxitur debate të nxehta dhe nganjëherë të ashpra për ndërtimin dhe rrënimintë tij që është aktualisht. Kjo temë e nxeht jo vetëm që ka nxitur debate në mesin e poletikanëve, por edhe në mesin e shumë artistëve, shkruan.
Genti Kame, njeri prej regjisorëve dhe aktor në skenat e shumta të teatrove vendore dhe atyre ndërkombëtare, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij social në facebook. Sipas tij politika është ajo e cila dëshiron që vendin ta lë pa teatër.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Pse duan këta njerëz ta lënë qytetin pa një teatër të vërtetë? Ç’interesa ekonomike dhe politike kanë? Si mundet të mbrosh një institucion si vend i shenjtë, kur njerëzit që e ndërtuan, e zhvilluan dhe e bënë të shenjtë i denigrojnë, shajnë, shpifin për ta në mënyrë të ulët ? Çfarë muresh të shenjta mbrojnë këta pseudo, kur përdhosin ikonat?”
“Një farsë qesharake që tregon edhe njëherë se kauzat e mëdha nuk mund të mbrohen nga njerëz të vegjël, që tregon se artistët e vërtetë janë të rrallë dhe se ata gjenden në të shumtën e rasteve në pjesën e heshtur dhe punëtorë. Kunati im, arkitekti francez me banim në Suedi, Philippe d’Aboville, më telefonoi i emocionuar që në Tiranë, arkitekti më i mirë sot në botë, projektoka Teatrin Kombëtar të qytetit tim. Kjo duhet të na gëzojë! Po flitet për ne, për mirë. Lëreni Tiranën ta ketë. Lërini qytetet moderne të shkojnë drejt lartësive”.
Discussion about this post