Një ndër temat të cilat këto ditë kanë ngjallur shqetësim mjfatë më madhe është publikimi i gjashtë vëllimeëve të librave “Projekti i Historisë së Përbashkët” në të cilat janë komentuar për kontradiktat që përmbajnë në lidhje me trajtimin e shqiptarëve të Kosovës në periudha të ndryshme historike me theks të veçantë luftës së fundit.
Në versionin anglisht të librit “Luftërat, Ndarjet, Integrimi” (1990-2008), kapitulli II-27”, Masakra e Reçakut përshkruhet si “Rasti i Reçakut” në Kosovë, por emërtimi në fshatin ku është kryer gjenocid nga Serbia është shkruar siç shkruhet në gjuhën serbe “Račak” e jo Reçak ose në anglisht Recak. Për të mos mjaftuar me kaq masakra e Reçakut në këta libra quhet si incident, duke lënë të kuptojmë që masakra e Reçakut në librat historik të mësohet nga fëmijët si incident dhe jo si masakër nga shteti i Serbisë.
Në botimin e këtyre librave kanë marrë pjesë historianë nga të gjitha vendet e Ballkanit, e nga Kosova ka qenë profesori i historisë dhe akademiku, Frashër Demaj, por prezenca e Demaj nuk lë përshtypje pasiqë po nga vet ai është bërë ky lëshim në librat tashmë që qarkullojnë në shkollat fillore.
Përveç që masakra e Reçakut është cilësuar si incident ajo që bëri bujë ishte edhe që në këta libra, gruaja shqiptare paraqitet e paarsimuar që nuk flasin asnjë gjuhë tjetër. Ndërsa, gratë serbe përshkruhen si më të shquarat e të gjitha kombeve në botë.
Reagimet në lidhje me këtë ngjarje qenë të shumta, duke filluar nga veprimtarët të ndryshem, profesor edhe nga IKD-ja, të cilët nuk arsyetonin këtë lëshim nga redaktorët e që ishin shqiptar.
I kontaktuar nga “Bota sot”, Frashër Demaj nuk pranoi të prononcohet në lidhje me këtë temë. Demaj u shpreh që shumë shpejtë do të mbajë një konferencë shtypi për ta sqaruar këtë ngjarje, e tëra se çfarë dërgoi ishin librat të cilat sipas tij tregonin të vërteten.
Ndërsa profesorët universitar u shprehën që ky është një skandal i tmerrshëm në librat e historisë ku edhe fëmijët do të mësojn në mënyrë jo të duhur se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
Sipas profesorëve duhet të merren sa më shpejtë masa që këta libra të mos jenë më prezente në shkollat e Kosovës.
Krasniqi: Masakra e Reçakut e quajtur incident është një skandal i tmerrshëm në librat e historisë
Profesori, Milazim Krasniqi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh që është një skandal i tmerrshëm që në librat e historisë është i shkruar si një incident e jo masakër. Profesori tregon që ka 6 vëllimet e librave kështu që përveç skandalit me masakrën e Reçakut, trajtimi i femrës shqiptare në këtoo vëllime është I tmerrshëm sepse krahasohet me kafshë.
“Ky është një skandal i tmerrshëm në ata libra të histroisë, e vërteta është që nuk është i vetmi skandal. Unë e kam koleksionin e atyre 6 vëllimeve në të cilat ka qëndrime tmerrësisht anishqiptare dhe anithumane në to veçmas ka falsifikime në lidhje me luftërat ballkanike ku faktikisht fshihen krimet monstruoze që janë bërë kundër shqiptarëve. Ka një sulm të tmerrshëm mbi vlerat tek shqiptarët duke filluar nga familja e deri tek femra shqiptare e cila krahsohet me kafshët dhe kjo është kulmi, e pastaj është edhe qëndrimi mbi masakren e Reqakut e cila shfaqet si incident”, u shpreh profesori.
Më tej, Krasniqi thotë që në lidhje me këtë skandal duhet që sa më shpejt të merren masa nga Institucionet e Kosovës në mënyrë që këta libra të mos vazhdojnë të qarkullojn sepse krijojn një imazh negative për shqiptarët.
“Në librat e gjuhës shqipe redaktor janë disa autor nga Shqipëri që do të thotë që janë redaktorët janë shqiptar nga Shqipëria dhe furnizues me materiale janë nga Kosova. Kështu që definitivsht unë mendoj që Minstria e Arsimit edhe Akademia e Shkencave edhe Instiutet e Historisë po edhe Qeveri e Kosovës duhet të reagojnë ndaj kësaj që të mos vazhdojnë të qarkullojnë sepse krijojn një imazh tmerrësisht negativ për shqiptarët”, u shpreh Krasniqi.
Bytyçi: Kualifikimi si incident i Masakrës së Reçakut është i qëllimshëm
Profesori univeristar, Enver Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” tha që masakra e Reçakut nuk mund asnjëhere të cilësohet ndryshe përveçse maskër e planifikuar edhe pse shteti I Serbisë këtë nuk e pranon. Mirëpo 45 viktimat e kësaj masakre janë dëshmia konkrete e vrasjëve që ushtria e policia serbe kanë bërë kundër shqiptarëve.
“Sipas metodologjisë së të shkruarit histori masakrat kurrë nuk janë cilësuar si “incidente”. Nuk ka një shembull tjetër, që një masakër, cilado qoftë ajo të konsiderohet “incident”! Praktikisht masakra e Reçakut është cilësuar si masakër e planifikuar, e organizuar dhe e realizuar nga strukturat e shtetit të Serbisë. Jo vetëm ato ditë, por edhe sot klasifikohet si e tillë. Ajo ose mohohet, ose pranohet. Presidenti i Serbisë nuk e pranon, por 45 viktimat e kësaj masakre janë dëshmia konkrete e vrasjeve që ushtria e policia serbe bëri atë 15 janari 1999 kundër shqiptarëve të paarmatosur. Kjo është e provuar edhe nga institute serioze studimore. Kjo është e vërteta dhe historia e historianët kanë detyrë thjesht ta evokojnë atë në libra e në tekste. Kalimi i kohës nuk e ndryshon të vërtetën”, tha Bytyçi.
Më tej, profesori shprehët që ky lëshim nga Demaj nuk mund të jetë rastësor sepse një akademik nuk mund të bëj këtë gabim sepse njohurit e tij janë të mëdha në këtë fushë. Por që i takon Demajt që të jep sqarimin e duhur në lidhje me këtë lëshim nga po ai.
Gjithashtu përfshirja e gruas shqiptare si të paarsimuar në libra nuk shprehin një realitet historik sepse nuk shkruhet historia e popullit me metodë përgjithësuese sepse duhet burime, fakte dhe hulumtime të pakontestuara.
“Kualifikimi si incident i Masakrës së Reçakut është i qëllimshëm, sepse nuk mendoj se një akademik, si Frashër Demaj të mos njohë kriteret dhe metodat e të shkruarit të historisë. Më e pakta mund të konsiderohet si interferim të politikës ditore në çështjet e shkencës së historisë. Por derisa në Beograd kjo tezë e mohimit të Masakrës së Reçakut është artikuluar vazhdimisht, atëherë duhet të besojmë se autori është ndikuar nga politika dhe marrëdhëniet me Serbinë. Megjithatë është në nderin e tij të përcaktojë shkakun e kësaj lajthitjeje sa i përket përcaktimit shkencor historik të Masakrës së Reçakut. Por edhe dy thagmat e tjera të autorit historian për grate shqiptare dhe serbe, edhe nëse bëhet fjalë për të kaluarën, nuk shprehin realitetin historilk Nuk ka asnjë popull dhe komb në botë që të ketë një popullsi krejt të pastër sit ë civilizuar ose si të prapambetur. Historia e asnjë vendi nuk shkruhet me këtë metodë përgjithësuese, aq më tepër se duhet të ketë burime, të dhëna, fakte, studime dhe hulumtime të pakontestuara”, u shpreh profesori.
Në fund, Bytyçi thotë që është detyrim i Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës të shqyrtojë përmbajtjen e këtij teksti dhe të vendosë, nëse ai duhet të vihet në duart e nxënësve të shkollave ose jo.
“Megjithatë më tërheq vëmendjen fakti se pse është dashur që në tekstin e historisë së Kosovës të bëhej krahasimi midis civilizimit të grave në Kosovë dhe në Serbi? Çfarë e ka ndikuar atë ta trajtojë historinë e Kosovës me këtë metodologji, aq më tepër në këtë periudhë kur Beogradi është në ofensivë për ta bindur botën se “Shqiptarët janë të prapambetur dhe do të duhej kujdestaria serbe, që ata të arrinin shtetformimin”! Edhe në këtë rast i takon autorit të shpjegohet dhe ta bindë publikun e Kosovës se metodologjia dhe konkluzionet e tij të shprehura në tekstin e Historisë së Kosovës janë të vërteta, të sakta dhe të dobishme. Megjithatë, paraprakisht është detyrim i Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës të shqyrtojë përmbajtjen e këtij teksti dhe të vendosë, nëse ai duhet të vihet në duart e nxënësve të shkollave ose jo. Ministria e Arsimit nga ana e saj e ka detyrë immediate të ndërhyjë e të ndalojë shpërndarjen e këtij teksti derisa Akademia të jape verdiktin shkencor të saj”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.