Jam habitur kur mësova se nesër në Prishtinë do të ketë një aktivitet për promovimin e një libri që pretendohet se është biografia e liderit terrorist Fetullah Gulen.
Shkruan: Fadil Pushkolli
Kur bëra një kërkim, mësova pa habi se do të organizohet nga të ashtuquajturat shkolla të Gylenit. Rezervimi per këtë promovim është bërë nga persona të të ashtuquajturit Hasan Nahi dhe ftesat janë dorëzuar nga njerëz të shkollave të ashtuquajtura Mehmet Akif. Kjo më solli disa pyetje në mendjen time;
-A nuk është koha më e duhur për të anuluar licencat e të ashtuquajturave shkolla të terroristit Fetullah Gulen?
-Apo do ta elëmë këtë kult të vazhdojë të helmojë gjeneratat tona të ardhshme me narrativën e shtrembëruar të një profeti të rremë që vazhdon të bëjë miliona dollarë përmes rrjetit tij të biznesit të pistë?
-A nuk është koha më e duhur që prindërit e zgjuar në Kosovë të kuptojnë më në fund se po i vënë fëmijët e tyre në një situatë realisht të dëmshme, ndërkohë që ata po përpiqen t’u paraqesin fëmijëve të tyre një jetë më të mirë se e tyre?
-Apo duhet që ata, vetëm për hir të një burse të financuar nga burime të dyshimta, të vazhdojnë të injorojnë faktin që fëmijët e tyre mund të rekrutohen si pjesëtarë të kësaj ushtrie të rrezikshme terroriste, madje të përpiqen të rrëzojnë qeverinë e zgjedhur të vendit të vet përmes një grusht shteti i përgjakshëm që shkaktoi jetën e qindra civilëve të pafajshëm?
-Edhe nëse nuk e njihni Fetullah Gulen si lider terrorist, a nuk e pyesni veten se çfarë lloj shkolle organizon një aktivitet të tillë për të lavdëruar një person kaq të diskutueshëm?
-Pse një shkollë në Kosovë ndjen nevojën për të propaganduar një libër që pretendohet se është biografia e Gylenit? A besoni vërtet se do të jetë historia e jetës reale e Gylenit, në fakt një person qe ka të kryer vetëm shkollën fillore?
-A nuk është kjo një ngjarje shumë e thellë politike në të cilën shumica e prindërve nuk do të donin që fëmijët e tyre të merrnin pjesë? Nëse jo fëmijët e shkollës, kush është i ftuar atje si pjesëmarrës?
-Atëherë pse organizohet nga të ashtuquajturat shkolla të mesme të Gylenit? A është ky lloji i tyre i aktivitetit ekstrakurrikular? A do ta konsiderojmë këtë si një vizitë të pafajshme në një muze apo një fabrikë? Mos ndoshta ata i kanë helmuar nxënësit e tyre të varfër me këtë të ashtuquajtur biografi në orët e shkollës në vend që t’u mësojnë matematikën apo gjuhën angleze? Dhe tani duan ta përsërisin për prindërit dhe “intelektualët” e shoqërisë sonë?
-Apo ky është një trajnim për mësuesit e tyre, që ata të helmonin më mirë nxënësit?
-A është kjo e ashtuquajtura biografi që përmend edhe faktin që Gulen ua dërgon të brendshmet e pista ndjekësve të tij si dhuratë për t’u dhënë atyre mundësinë për t’i nuhatur ato?
-A do të flasë dikush në këtë aktivitet për këtë? A do të zbulojë dikush burimet e të ardhurave të rrjetit të pistë të Gylenit, i cili vazhdon të financojë shkolla me bursa shumë bujare në shumë vende? Dhe pse e bëjnë këtë? A do të na tregojnë se si vazhdojnë t’i drejtojnë financiarisht këto shkolla, pavarësisht rënies serioze të numrit të nxënësve të tyre? Dhe rritja e bursave të tyre? Kush ua jep paratë? Nga vjen?
-Në këtë aktivitet ekstrakurrikular, a do të përmendet fakti se në natën e përgjakshme të 15 korrikut 2016, urdhëri për bombardimin e Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke iu dha nga një mësues i shkollës së Gylenit në Ankara pilotëve të pabesë tashmë të indoktrinuar nga ky kult terrorist?
-A është kjo e ardhmja që duam për fëmijët tonë? Për gjeneratat tona të ardhshme?
-Besoj se është koha më e duhur që qeveria e Kosovës dhe secili prind t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Edhe përpjekja për të organizuar një aktivitet kaq të diskutueshëm që nuk ka lidhje me arsimin duhet të jetë arsye e mjaftueshme për t’i hequr licencën këtyre të ashtuquajturave shkolla dhe për të shpëtuar të ardhmen tonë.
Nuk ndjej nevojë të prek në pasojat e pranisë së vazhdueshme të rrjetit të pistë të Fetullah Gylenit në Kosovë mbi marrëdhëniet tona me Ankaranë. Sepse, edhe pse është e rëndësishme, ajo mbetet dytësore për këtë temë. Ne duhet t’i japim përparësi vetes dhe së ardhmes së vendit tonë; fëmijët tanë. Dhe sigurisht ata nuk duhet të “edukohen” nga këta njerëz që organizojnë aktivitete për të lavdëruar liderin e tyre terrorist dhe për të bërë propagandë të rrjetit të tij terrorist në vend që të japin mësime të thjeshta shkollore./Kosova Post/