Qeveria e Republikës së Kosovës edhe zyrtarisht ka bërë hapin e parë për qëllimin e integrimit të ushtrisë sonë në NATO.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gëvalla, në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik kryesor i Republikës së Kosovës.
Ajo, po ashtu përmendi edhe grupin punues që do të merret specifikisht me çështjen e anëtarësimit në Aleancën Veri Atlantike, shkruan Indeksonline
“Ne kemi dëshmuar përkushtimin dhe promovimin e mbrojtjen e vlerave të përbashkëta që të kontribuoj për siguri dhe paqe jo vetëm në rajon por edhe në botë. Pjesëmarrjeje në misione paqeruajtëse, siç ishte ai në Kuvajt.
Kosova dhe shtetet e tjera demokratike pro perëndimore në rajon po ballafaqohen çdo ditë e më shumë me veprime destabilizuese të provokuara nga Rusia përmes bartësve të saj.
Duke marrë parasysh kontestin e agresionit rus ndaj Ukrainës, një kërcënim për vendin, rajoni dhe paqen globale. Anëtarësimi i Kosovës në NATO është urgjent si rrallë herë më parë.
Grupi punues ndërinstitucional:
MPJ kryesuese
Ministri i Mbrojtjes, anëtar
Ministri i Brendshëm
Ministrja e Drejtësisë
Përfaqësues nga Presidenca
Zyra e Kryeministrit
Përfaqësues të Kosovës nga Ambasada në Bruksel
Ambasadori i Kosovës në SHBA