Askush deri më sot nuk arriti t’i rendis shkaqet pse çështja e Kosovës paskësh qenë dhe vazhdon të jetë ndër çështjet më të pazgjidhura në botë?
Shkruan: Mustafë Bajrami
Askush deri më tani nuk diti të argumentojë me fakte pse Kosova përgjatë shekujve ishte problem serioz për rajonin dhe për gjithë Evropën?
Pse që nga shekulli i 5-të ajo vazhdon të mbetet zonë konfliktesh e luftërash midis kombeve?
Pse serbët kaq shumë e duan për të tyre Kosovën?
Pse për te e në te luftuan kaq shumë e kaq gjatë forcat e rajonit edhe para ardhjes së osmanlinjve?
Pse bash në Kosovë u zhvillua njëra prej betejave kryesore të Perandorisë Osmane dhe pse serbët me aleatët e tyre i pritën osmanlinjtë pikërisht në tokën e Kosovës?
Pse Shteti Osman e bëri Vilajetin e Kosovës 5 herë më të madh se sa është tani Kosova dhe pse e konsideronte ndër regjionet më të rëndësishme të Perandorisë?
Pse Perandoria Osmane i quajti shqiptarët “Kavmi Nexhip” (populli elitar) dhe a ka të bëjë kjo me Kosovën?
Pse pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane çështja shqiptare e sidomos Kosova mbetën çështje të papërfunduara?
Pse në kohën e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene (SKS) Kosova vazhdonte të ishte problem serioz i asaj mbretërie?
Pse në kohën e Jugosllavisë së Titos Kosova ishte problemi më i pazgjidhur dhe mollë sherri për krejt Jugosllavinë?
Pse edhe pas bombardimit të Serbisë nga ana e NATO-s (kryesisht për shkak të Kosovës), Kosova vazhdon të jetë problemi më serioz dhe më i pazgjidhur në Evropë?
Dhe si u bë që pikërisht vendet që e bombarduan Serbinë, e “ndanë” Kosovën në dysh dhe e lanë veriun e saj problem edhe për ekzistencën e Kosovës si shtet sovran?
Çfarë ka Kosova që e bënë temë mosmarrëveshjesh edhe në tryezat më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare?
A ka ndonjë studiues serioz që ka arritë t’i shkoqitë seriozisht këto pyetje, dhe a ka dikush tjetër të tillë që ka mujt me parapa me fakte si do të duket Kosova, ta zëmë, pas 20-30 vjetëve?
Për fund, a ka dikush tjetër përveç meje🤭😄 që di t’i përgjigjet këtyre pyetjeve dhe si mundet që edhe Kosova të bëhet një ditë vend normal sikur të gjitha vendet tjera normale…?!