Labinotë Demë Murtezi, tani pjesë e Vetëvendosjes, rrugëtimin e saj politik e ka filluar vite më parë. Konsiderohet ndër femrat më të votuara në Kosovë dhe ka ndjekës të shumtë nëpër rrjetet sociale, shkruan Gazeta Mejdani.
Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, që është nga Gjilani, është mase aktive edhe në Facebook. Herë pas here del me prononcime sociale-politike ku pëlqehet tej mase nga lexuesit e saj.
Dje, përderisa kishte sjellë edhe disa foto nga takimet e saj me aktivistë të VV-së dhe me kryetarin e saj, Albin Kurti, ka thënë se ka shumë shpresë, vullnet dhe përkushtim. Por, siç thotë ajo, për ndryshimin e duhur të vendit, për të ardhmen e ndritur të të rinjëve duhet punë.
Para pak ditësh, Labinotë Demë Murtezii i ishte përgjigjur edhe qasjes politike të LDK-së. Për përgjigjen e LDK-së ndaj ftesës së Vetëvendosjes ajo ka thënë se ishte përgjigje pa kurrfarë argumente.
Sipas saj, Vetëvendosja është lëvizje politike nga e cila pritet shumë.
Më poshtë lexoni dy statuset e saj të postuara në llogarinë e saj në Facebook:
Shumë shpresë,
vullnet e përkushtim.
Për ndryshimin e duhur të vendit tonë, për të ardhmen e ndritur të të rinjëve
tanë.
Dhe:
A duhet edhe më tutje që LDK të sillet si parti e hapave të vegjël dhe betejave imagjinare?!
Sot opinioni
kosovar u njoftua me ofertën e Albin Kurtit (VV) dhe përgjigjen e Vjosa Osmanit
(LDK).
Oferta shumë korrekte dhe fer, ndërsa përgjigja pa kurrfarë argumente. Vjosa
thotë se pa u përkrahur ajo, do të zhvillohet luftë përbrenda koalicionit e jo
kundër PAN-it. Zero argument. Dihet botërisht se gjithmonë (deri sot) lufta më
e ashpër zhvillohet në mes të kandidatëve të një tabori (besoj se më mirë se
Vjosa këtë askush nuk e di). Nëse është kështu, atëherë lufta le të bëhet
përbrenda dhe kjo vetëm se do të ishte pozitive edhe për partinë përkatëse edhe
për kandidatët, e edhe për koalicionin eventual.
Se koalicioni
pa përcaktimin e kandidatit për kryeministër do të ishte i pakrye, kjo është më
tepër se qesharake, demagogji. Të gjithë ata që votojnë janë të vetëdijshëm se
koka janë kryetarët e partisë, e jo kandidatët për kryeministra.
Kryeministër le të bëhet kandidati nga Partia me më shumë vota apo si propozon
Albini, ai që fiton më shumë vota. Kjo duhet të jetë temë e diskutimit që duhet
të bëhet sonte rreth orës 23, dhe të përfundojë në 23:45.
Topi është në
terren të LDK-së.
Dhe a duhet të lejojë anëtarësia e LDK-së që kjo parti me traditë, të sillet
sikur në titullin e këtij shkrimi?!
/Xhevrie Çerkezi – Gazeta Mejdani/
Discussion about this post