Yeonmi Park u rrit në Korenë e Veriut ku koncepti i “dashurisë” dhe “shoqërisë” nuk ekziston, për shkak të sistemit ultra strikt të edukimit.
Ndjenja e admirimit ekziston vetëm për liderin suprem.
Prindërit e Park nuk i thanë asaj asnjëherë se e duan, situatë e ngjashme për shumicën në vendin e saj.
Park është në mesin e qindra defektorëve që kanë ikur në Shtetet e Bashkuara. Ajo dhe nëna e saj ikën më 2007, kur ajo ishte 13 vjeçe duke e kaluar lumin e ngrirë Yalu në Kinë.
Atje nëna e saj ishte përdhunuar nga trafikantët e qenieve njerëzore dhe të dyja ishin shitur te burra kinezë për 225 funte.
Me ndihmën e disa misionarëve të krishterë, kishin kaluar në Mongoli e më pas në Korenë e Jugut para se Park të shpërngulej në SHBA më 2014.
Tani ajo punon si aktiviste për të drejtat e njeriut dhe shpjegon se Koreja e Veriut nuk është si diktaturat e tjera, në Iran apo Kubë.
‘Koreja e Veriut është e ndarë komplet nga pjesa tjetër e botës”, thotë ajo.
Park dhe motra e saj kishin mësuar se Kim Jon Il, ish-lideri i vendit dhe djali i tij Kim Jon Un ishin perëndi.
Mësuesit u kishin thënë se Kim mund tu lexonte mendimet të gjithë qytetarëve.
Nxënësit gjithashtu ishin inkurajuar të sulmonin verbalisht njëri-tjetrin pas gabimeve.