Imazhet satelitore kanë zbuluar se Koreja e Veriut ka baza nëntokësore për nëndetëse, por se sistemi i tyre mbrojtës sipas ekspertëve të sigurisë ka një të metë shumë të madhe.
Analisti Jacob Bogle ka analizuar pamjet dhe ka konstatuar se Pyongyang posedon objekte nëntokësore, në të cilat rimontohen apo mbushen me karburante anijet luftarake ku gjithashtu nga ky vend mund të lansohen raketa.
Natyrisht se ndërtimi i tyre është zhvilluar në fshehtësi të plotë nën masa të rrepta të sigurisë. Bazat, ku njëra prej tyre gjendet një kilometër larg rezidencës private të Kim Jong-Un, gjithashtu shërben si strehimore kundër armiqëve.
Megjithatë, Boggle pretendon se bazat fshehin një të metë të madhe.