Në qytetin e Gjilanit një punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës ka vdekur sot si pasojë e koronavirusit. Vetëm sot në këtë komune kanë vdekur tre persona.
Pacienti ishte 56 vjeçar dhe vdiq para pak minutash, i cili ishte shtri mbrëmë në spital.
Lajmin e ka bërë të ditur KEK’u përmes rrjetit social Facebook, ku thuhet se viktima ishte nga fshati Vasilevë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot rreth orës 17:00.
“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Fatmir Berisha (56-vjeçar) punëtor në Mihje-KEK. Ishte njeri human dhe aktivist i devotshëm i Sindikatës, por vdekja misterioze e rrëmbeu papritmas. Fatmiri ishte ndër punëtorët shembullorë të KEK-ut, por në radhë të parë ishte një njeri i dashur dhe shumë i respektueshëm, si ndër kolegë, shokë dhe miq. Fatmiri ishte i prekur nga virusi COVID 19. Varrimi bëhet sot në ora 17 në Vasilevë. Ngushëllime familjes, kolegëve, miqëve dhe të gjithë atyre që e kishin njohur”, thuhet në njoftim. /
Sot janë raportuar dy vdekje tjera në Gjilan si pasojë e koronavirusit, ndërkohë sipas të dhënave të Institutit të Kombëtar të Shëndetësisë, janë shënuar 6 vdekje në 24 orët e fundit në nivel vendi.
Numri të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 131.