Ish zëvendës kryeministri Haki Abazi, tha se duan të bashkëqeverisin organizatat që kryesisht janë parapolitike e në varësi të interesit të dy tre njerezve që e kanë rrëzuar qeverinë Kurti për të marrë pushtet, kontroll mbi resurset ekonomike dhe financiare- krejt me pazare jasht-institucioneve.
Sipas tij qyqarllëku që tregojnë duke mos pasë guxim të ballafaqohen me zgjedhjet tregon se nuk janë parti politike.
“Këta që kanë rrëzuar qeverinë në mes të pandemisë me premtimin e realizimin e dialogut urgjent, shume urgjent sa që as nje urgjencë nuk ka, e qartë, mandej për dështimin në menagjimin e pandemisë edhe kjo është e qartë, dhe premtimin se kanë plan për ekonominë e sot jemi para bankrotimit të Telekomit si rezultat i krimit, korrupcionit dhe nepotizmit të dajave e nipave”, tha Abazi.
Ai shtoi se fundi është i turpshëm sa herë që demokracia hedhet në tavolinën e bixhozit të lojtarëve gjtholog që luajnë poker në kohë pandemie.
“Demokracia luhet në kutitë e votimit jo në logjikën e bixhozgjinjëve”, tha Haki Abazi.