Në Kosovë vazhdojnë të raportohen numri i madh i rasteve në familja.
Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur katër raste të incidenteve familjare, ka bërë të ditur policia e Kosovës, raporton lajmi.net.
Në një familje në Kamenicë është ushtruar dhunë ndaj një femre dhe dy meshkujve, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Kamenicë 14.07.2020-17:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte fyer dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tre viktimave, një femër dhe dy meshkuj kosovarë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”.
Një person tjetër në Gjilan ka rrahur një femër, e cila ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar për tretman mjekësore në spitalin psikiatrik.
“Gjilan 15.07.2020 – 11:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar për tretman mjekësor në spitalin psikiatrik dhe është në arrest për 48 orë, nën përkujdesje të policisë.”
Hic më mirë situata nuk ka qenë as në Ferizaj. Edhe atje një mashkull ka ushtruar dhunë fizike ndaj një femre e cila ka marr lëndime dhe është dërguar për kujdes të mjekëve.
“Ferizaj 15.07.2020-15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.”
Edhe Gjakova është prekur nga kjo dukuri. Atje, përsëri një mashkull ka rrahur një femër.
“Gjakovë 15.07.2020 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Është shqetësuese sesi rastet e dhunës në familje dita ditës rriten e sidomos në Kosovë gjatë kohës së pandemisë kjo dukuri negative vetëm sa është rritur.