I dërguari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka reaguar pas deklaratës së kandidatit për president të SHBA-së, Joe Biden, duke thënë se po ju jep premtime boshe kosovarëve sikurse administrata Obama dikur.
Biden ka thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë njohjen reciproke, por duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të dy shteteve.
E kjo nuk i ka pëlqyer Grenellit pasi po thotë se të gjitha këto janë vetëm premtime boshe për Kosovën dhe Serbinë, duke marrë shembull administratën Obama ku për 8 vite nuk i dha asnjë zgjidhje dialogut mes dy shteteve.
Sipas Grenell, Biden kishte gabuar në pothuajse çdo çështje të madhe të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare gjatë katër dekadave të fundit.
Emisari amerikan po thotë se administrata Trump është përqendruar në normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, kështu duke përmendur marrëveshjet për udhëtimin ajror, hekurudhor dhe rrugor.
Krejt në fund Grenell ka thënë Biden po flet njëjtë sikurse gjatë 20 viteve të tij si politikan amerikan në Washington.
“Nuk duhet t’ju befasojë se sot Biden vazhdoi të mos ofrojë asgjë, por vetëm biseda dhe premtime boshe për popullin e Kosovës dhe Serbisë”
“Joe Biden ka hedhur sot negociatat midis palëve në një çështje politike presidenciale të SHBA. Duke e bërë këtë, ai garanton që asgjë nuk do të ecë përpara para nëntorit dhe populli i Kosovës dhe Serbia do të duhet të presin – përsëri – që politikanët të ndalojnë përdorimin e tyre”
“Administrata Trump është përqendruar në marrjen e hapit të parë të rëndësishëm të normalizimit ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë. Për këtë qëllim, Presidenti Trump mbikëqyri negociatat e suksesshme të tre marrëveshjeve të ndara midis Beogradit dhe Prishtinës për udhëtimin ajror, hekurudhor dhe rrugor. Shkurt, Presidenti Trump ka dhënë rezultate që një kohë të gjatë dhe Joe Biden përsëri po flet ashtu, si ai gjatë gjithë dyzet viteve të tij në Uashington”
“Populli i Kosovës dhe Serbia e dinë se nuk ka asnjë krahasim midis 8 viteve të premtimeve boshe Obama-Biden dhe veprimeve të administratës Trump”