Koreja e Veriut ka shkrepur dy raketa të paidentifikuara nga zona bregdetare, duke vazhduar demonstrimin e forcës pas një pauze dy mujore, tha Ushtria e Koresë së Jugut në një deklaratë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lëshimi i raketave ka ndodhur dy ditë pasi mediat shtetërore të Koresë së Veriut raportuan se udhëheqësi Kim Jong Un ishte duke mbikëqyrur një stërvitje artilerie qëllimi i së cilës ishte testimi i gatishmërisë luftarake të njësive në vijat e frontit dhe në zonat lindore.
Shtabi i Përgjithshëm i Përbashkët i Ushtrisë së Koresë së Jugut konfirmoi lançimin e raketës në një deklaratë, por nuk mund të konfirmojnë menjëherë se sa kohë kishin fluturuar dhe nëse ishin raketa balistike apo artilerike.
Gjatë një takimi të rëndësishëm të partisë qeverisëse të Koresë së Veriut në fund të dhjetorit, Kim shprehu zhgënjim të thellë për bllokimin e veprimtarisë diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), duke thënë se nuk do të denuklearizojë vendin nëse SHBA vazhdojnë politikën e saj armiqësore ndaj Koresë së Veriut.
Ai gjithashtu tha se së shpejti do të zbulojë “armën e re strategjike” dhe se ai nuk do të kufizohet më nga një moratorium të vetë-imponuar në testimin e armëve që përkon me bisedimet e tij me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.