Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se sot do të mbyllen çerdhjet Lulevera, Xixëllonja dhe Buzëqeshja, ku urdhërohet edhe dezinfektimi i plotë.
Kjo pas konfirmimit të 10 rasteve të reja, ku Ahmeti tha se do të kontaktojnë me të gjithë që mendojën se janë në rrezik.
Shkrimi i plotë i Ahmetit:
Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha.
Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni.
Dy mësime shume të rëndësishme
1. Mos e fshihni semundjen nga të tjerët
2. Mos e shpërfillni virusin si të parëndësishëm
Nesër gjatë ditës do të ju informojmë për masat shtesë.