Avokati shqiptar, Spartak Ngjela thotë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës bëri gabim historik dhe goditi stabilitetin e shtetit të Kosovës, për të ndihmuar korrupsionin e lartë shtetëror.
Avokati Ngjela thotë se nga kjo përfiton drejtpërsëdrejti Moska dhe Beogradi.
Ngjela shkruan se bllokimi i mundshëm i Kuvendit të Kosovës nga populli maxhoritar, do ta çojë gjendjen në zgjedhje të reja.
“Po Gjykata Kushtetuese e Kosovës që e solli këtë gjëndje destabilizuese? Vendimi i saj joprofesionale quhet në të drejtën penale: condicio sine qua non – kushti pa të cilin – domethënë, shkaku kryesor i përplasjes shoqërore. Anëtarët e asaj Gjykatë, të cilët e votuan vendimin që kemi parë, nëse ai është i vërtetë; do të shkojnë në proces penal”, shkruan avokati në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.
Postimi plotë:
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, bëri një gabim historik: goditi stabilitetin e shtetit të Kosovës, për të ndihmuar korrupsionin e lartë shtetëror.
Por nga kjo përfiton drejtpërsëdrejti Moska dhe Beogradi.
Janë naivë: ku mund të privohet një maxhirancë popullore me një vendim gjykate që nuk thotë dot asgjë teorike!!!
Por, a do ta lejojë shumica popullore të funksionojë një Parlament që ecën me paterica korruptive të pakicës popullore? Kurrë; se në një shtet demokratik nuk privohet dot nga pushteti politik maxhoranca popullore.
Kjo do të ndodhë dhe në Kosovë. Sepse, nëse masa kompakte popullore e rrethon Kuvendin e Kosovës që në mbledhjen e parë të tij, të nesërmen do të shkohet domosdoshmërisht në zgjedhje të reja. Çdo krizë në demokraci, sheshohet ose me kompromis, ose me zgjedhje.
Bllokimi i mundshëm i Kuvendit të Kosovës nga populli maxhoritar, do ta çojë gjendjen në zgjedhje të reja.
Po Gjykata Kushtetuese e Kosovës që e solli këtë gjëndje destabilizuese? Vendimi i saj joprofesionale quhet në të drejtën penale: condicio sine qua non – kushti pa të cilin – domethënë, shkaku kryesor i përplasjes shoqërore. Anëtarët e asaj Gjykatë, të cilët e votuan vendimin që kemi parë, nëse ai është i vërtetë; do të shkojnë në proces penal.
Të shohim sesi do të precipitojnë ngjarjet.