Gazetari kosovar, Daut Dauti, ka reaguar pas një shkrimi të botuar së fundmi në mediat amerikane.
Dauti, përmes një shkrimi në Facebook, merr për shembull artikullin e botuar në ‘Washington Times’ e cila po tenton ta zhvlerësoj politikën amerikane ndaj Kosovës që është zbatuar nga presidenti Clinton deri me ardhjen e Trumpi-it në pushtet, duke i bërë thirrje SHBA-së të dalë në anën e Serbisë.
Sipas tij, kjo është thirrje që tashti politika amerikane duhet të dalë në anën e Serbisë.
“Autor është amerikani Michael Waller që ka ndikim të konsiderueshëm në rrethet konzervative amerikane që janë përkrahëse të zellshme të Trumpi-it. Artikulli është shkruar në atë mënyrë sa që as Shesheli nuk do ta shkruante më ‘mirë’” shkruan Dauti.
Tutje, gazetari thotë se nëse artikujt e këtillë vazhdojnë të botohen në shtypin amerikan, Kosova është në rrezik të madh.
“Administrata e tanishme amerikane, duke u afruar me Serbinë, ka dhënë disa shenja se është duke e shikuar me dyshim politikën e deri tashme ndaj Kosovës.”Artikulli, tërthotrazi, bënë me dije se shqiptarët e Kosovës nuk janë në gjendje të krijojnë shtet të qëndrueshëm dhe ky fakt nuk është edhe aq i pavërtetë. Ajo që mbetet të shpresojmë është se politikanët e Kosovës do të kthjellohen dhe do ta shohin rrezikun. Do të ishte edhe më mirë që ky të ishte artikulli i fundit i kësaj natyre i botuar në SHBA. Për fat të keq, gjasat e botimeve të artikujve tjerë si ky, nuk janë të vogla.” shkruan Dauti.