Në një studim të realizuar së fundi, hulumtuesit shkencorë nga Universiteti i Harvardit në SHBA kanë bërë një parashikim për vitet e ardhshme në lidhje me zhvillimet rreth koronavirusit.
Dhe, pamja që ata pikturojnë duket të jetë e zymtë, shkruan srf.ch.
Studiuesit në fjalë supozojnë se kufizime të tilla si “distancimi shoqëror” (qëndrimi larg njëri tjetrot, heqja dorë nga shprehitë njohura të përshëndetjes etj.) mund të pritet që do të ketë deri në vitin 2022, transmeton albinfo.ch.
“Ideja që virusi i ri i koronës, ashtu sikurse `kushëriri` i tij më i afërt, virusi Sars, thjesht, do të zhduket përjashtohet sipas këtij studimi” ka thënë përgjegjësja për shkencë së SRF, Katrin Zöfel. Por, ka sqaruar ajo, nëse një vaksinë hyn së shpejti në treg, ky skenar do të ndryshojë shpejt për të mirë..