Vdekjet dhe dëmet e shumta u konfirmuan në faqen zyrtare në Twitter të agjencisë së shtetit për menaxhimin e urgjencës
Së paku 11 persona të dielën e Pashkëve kanë humbur jetën dhe qindra ndërtesa janë dëmtuar teksa stuhitë goditën shtetin jugor të Mississippit në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Vdekjet dhe dëmet e shumta u konfirmuan në faqen zyrtare në Twitter të agjencisë së shtetit për menaxhimin e urgjencës.
Guvernatori republikan i Mississippit, Tate Reeves, deklaroi gjendje të jashtëzakonshme të dielën në mbrëmje “për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e banorëve të Mississippit në përgjigje të tornadove dhe stuhive të rënda”.
Zyrtarët e Shërbimit Kombëtar të Motit theksuan se erërat e fuqishme po përshkonin shtetin, me tornadot e shumta të raportuara në linjën e shtetit Alabama dhe në Louisiana.
Rreth 300 ndërtesa, përfshirë aeroportin rajonal, u dëmtuan në Monroe të Louisiana-s, sipas një zyrtari lokal.
Ndjekësit e motit vazhdojnë të paralajmërojnë për kushtet e vështira në pjesën më të madhe të Mississippit, Alabamas dhe Georgias perëndimore.