Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka thënë se kalimi prej një pushteti të korruptuar, në një pushtet të drejtë e të pakorruptuar, nuk kalon pa rezistencë nga kapësit.
“Pozitat që i kanë keqpërdorur, pagat e larta e privilegjet e tjera, nuk i lëshojnë lehtë. Për ta pushteti është jetik. Madje kjo është edhe arsyeja e rrëzimit dhe akuzat e PLAN kundrejt nesh! Nuk ecet tutje pa i larguar ata që e kanë zhvatur shtetin dhe i kanë shkatërruar ndërmarrjet dhe institucionet dhe për këtë do angazhohemi çdo ditë”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se Kosova do të bëhet shtet i së drejtës, qytetarët do ta ndiejnë ndryshimin dhe Kosova do të zhvillohet.