Alban Krasniqi, burri i Albulena Haxhiu, ministres së Drejtësisë, dje ka ofenduar rëndë veteranin Faik Fazliun, duke quajtur ‘’kurvar’’ të kafeneve të natës.
“Kurvëria nëpër kafehane të natës nuk mbulohet me logon e UÇK-së! Veteran je në shpi e në publik kurse kur hyn kafehaneve të natës je kurvar dhe trajtohesh si i tillë”, ka shkruar ai në një koment.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar invalidi i luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, i cili e quan idiot burrin e Albulena Haxhiut.
“Nuk merrna me ata idiota, nuk jam i nivelit të merrna me ta. Kam qenë në një lokal shumë normal, ku hyjnë familjarë”, tha Fazliu në T7.
Fazliu tha se ai ka qenë bashkë me gruan e tij në lokal dhe aty është menaxher miku i tij, kurse shokët e tij ish-luftëtarë të UÇK-së punojnë si sigurim.