Numri i vdekjeve nga pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në mbarë botën tejkaloi 42 mijë vetë, ndërsa numri i rasteve të infektimit u rrit mbi 859 mijë.
Numri i vdekjeve nga pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në mbarë botën tejkaloi 42 mijë vetë, ndërsa numri i rasteve të infektimit u rrit mbi 859 mijë. Mësohet se numri i rasteve të shërimit arriti në 176 mijë.
Në Azerbajxhan numri i personave që humbën jetën nga ky virus u rrit në 5, ndërsa me diagnostikimin edhe të 24 personave të tjerë me këtë virus numri i të infektuarve u rrit në 267. Bëhet e ditur se numri i të shëruarve u rrit në 26, ndërsa 4 mijë e 602 persona mbahen në karantinë.
Numri i njerëzve që humbën jetën në Iran në 24 orët e fundit për shkak të llojit të ri të koronavirusit u rrit me 138 dhe arriti në 3 mijë e 36.
Në Rusi, ku vdiqën 24 persona, numri i rasteve të infektuara arriti në 2 mijë e 777, ndërsa qeveria duke dërguar mesazhe informon ata që shkelin rregullat e karantinës. Për të parandaluar përhapjen e epidemisë, u shpallën ndalesa qarkullimi në 27 rajone të ndryshme të vendit. Ministri i Shëndetësisë, Nikolay Briko, paralajmëroi qytetarët se “po afron kulmi i epidemisë së koronavirusit në Rusi”.
Një aktor 75-vjeçar vdiq në Bjellorusi për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19). Në këtë vend ku janë shënuar 152 raste të infektimit, Presidenti Aleksandr Lukashenko, i cili kundërshton masat e rrepta kundër Covid-19, tha në një deklaratë javën e kaluar se “Është më mirë të vdesësh duke qëndruar në këmbë sesa të jetosh në gjunjë. Këtu nuk ka koronavirus”.
Në Ukrainë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i vdekjeve u rrit në 17 me vdekjen e 4 personave të tjerë, dhe numri i rasteve u rrit me 120 dhe arriti në 669. Në deklaratë thuhej se 10 pacientë u shëruan dhe u liruan nga spitali.
Viorika Dumbravyanu, ministrja e Shëndetësisë, Punës dhe Mbrojtjes Sociale e Moldavisë, tha se numri i vdekjeve u rrit me 2 dhe arriti në 4 në vendin e saj. Dumbravyanu raportoi se numri i rasteve të infektimit u rrit në 353.
Ndërsa 3 persona vdiqën nga virusi në Kazakistan, numri i rasteve u rrit me 29 dhe arriti në 369.
Numri i rasteve të infektimit të regjistruara në Kirgizi arriti në 111.
Në Uzbekistan, ku 2 persona vdiqën për shkak të epidemisë, numri i rasteve u rrit me 6 dhe arriti në 173. Numri i njerëzve që rifituan shëndetin e tyre me një rikuperim të mëtejshëm arriti në 8.
Në Turkmeni, ku Kovid-19 nuk është hasur ende, masat janë duke u rritur. Sipas njoftimeve të mediave lokale, transporti ndër-rajonal dhe fluturimet ndërkombëtare janë pezulluar në vend, ndërsa ndeshjet sportive, ekspozitat, ndeshjet dhe koncertet janë anuluar. Periudha e pushimeve për institucionet e arsimit të mesëm u zgjat deri më 6 prill.
Në Armeni, ku vdiqën 3 persona për shkak të Covid-19, 39 pacientë u shëruan dhe u liruan nga spitalet, ndërsa numri i të infektuarve arriti në 571.
Në Gjeorgji, ku ndalohet qarkullimi urban dhe ndërurban i pasagjerëve, numri i rasteve të Covid-19 është rritur me 5 dhe arriti në 115.
Numri i njerëzve që vdiqën në Irak për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) u rrit në 50, ndërsa numri i rasteve arriti në 694.
Bëhet e ditur se numri i rasteve të diagnostikuara me Covid-19 në Gazë u rrit në 12.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) rekomandoi zvogëlimin e numrit të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite për shkak të rrezikut të nga lloji i ri i koronavirusit.
Në deklaratën, në të cilën ICRC shprehë shqetësimin për gjendjen shëndetësore të të burgosurve për shkak të epidemisë së Covid-19, theksohej se përgjegjësia për të siguruar mbështetje mjekësore në kohë për të burgosurit i takon administratës së burgut.
Shoqata e të Burgosurve Palestinezë njoftoi se afro 5,000 palestinezë në burgjet izraelite janë të rrezikuar të infektohen pasi Covid-19 është zbuluar tek 2 roje izraelite.
Ndërkaq në Izrael, numri i njerëzve që vdiqën për shkak të koronavirusit u rrit në 20, dhe numri i rasteve në 5.358.
Edhe në Tunizi, ku janë regjistruar 10 viktima, numri i rasteve të infektimit u rrit në 394. Bëhet e ditur se është vendosur që të zgjatet karantina e përgjithshme deri më 19 prill, e cila u shpall në mbarë vendin dhe do të përfundojë në 4 prill.
Humbja e jetëve në Pakistan u rrit në 26 dhe numri i personave të diagnostikuar me virus u rrit në 2 mijë e 42.
Është regjistruar edhe vdekja e parë për shkak të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në Mauritani. Deri më tani janë hasur 6 raste në vend.
Në Senegal, 68-vjeçari Pape Diouf, një nga ish-presidentët e ekipit francez të futbollit Olympic Marseille, ishte personi i parë që vdiq nga koronavirusi. Sipas të dhënave më të fundit në vend, janë regjistruar 190 raste të infektimit, ndërsa 45 pacientë u shëruan.
Në Sudan, 2 njerëz vdiqën nga epidemia e Covid-19, ndërkaq numri i rasteve u rrit në 7.
Mali njoftoi se 2 persona humbën jetën dhe u shënuan 28 raste me Covid-19.
Numri i rasteve të Covid-19 u regjistrua si 98 në Republikën Demokratike të Kongos, e cila ka 8 viktima.
Ndërkaq në Republikën Popullore të Kongos u shënuar edhe vdekjet e para nga Covid-19. Dy njerëz vdiqën në Point-Noire, qyteti i naftës. Në vendin ku janë vërejtur 22 raste, në kuadër të masave të marra është vënë në zbatim një shtetrrethim i pjesshëm 30-ditor në të gjithë vendin.
Në Burundi rezultatet e dy prej testeve të kryera tek 5 persona që shkuan në vend përmes Tanzanisë dhe tregojnë simptomat e Covid-19 ishin pozitive.
Në Kamerun pati 6 humbje jete për shkak të Covid-19, 51 nga 94 pasagjerë të kthyer nga jashtë dhe të karantinuar në hotele ishin pozitivë, dhe numri i përgjithshëm i rasteve në vend u rrit në 233.
Në Malajzi, ku humbja e jetëve arriti në 45, numri i rasteve të infektimit u rrit në 2 mijë e 908. Ndalesa e pjesshme, e cila u njoftua muajin e kaluar, do të zgjasë deri më 14 prill. Në përputhje me rrethanat, dyqanet restorantet dhe kafenetë tani mund të jenë të hapura ndërmjet orës 08.00-20.00.
Në Indonezi, numri i personave që vdiqën për shkak të virusit u rrit në 157 dhe numri i të infektuarve në 677 mijë. Janë 11 mjekë midis atyre që humbën jetën për shkak të virusit.
Në Etiopi, ku 25 persona u diagnostikuan me koronavirus, zgjedhjet e përgjithshme që do të mbaheshin në gusht u shtynë për shkak të epidemisë. Asnjë informacion nuk u dha se kur do të zhvillohen zgjedhjet.
Në një deklaratë të bërë nga qeveria e Bregut të Fildishtë, është thënë se shërbimet e ofruara në zyrat shtetërore në vend janë minimizuar pasi rastet janë rritur ditët e fundit. Ndërsa deri më tani janë identifikuar gjithsej 179 raste të Covid-19 në vend, 6 prej këtyre rasteve janë shëruar.
Në një deklaratë të bërë në llogarinë në Twitter të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Afrikë, 196 persona të infektuar me Covid-19 vdiqën në 49 vende. Numri i rasteve të reja të koronavirusit në kontinent u rrit në 5.786.
Vendet pa viruse në kontinentin e Afrikës u njoftuan si Malavi, Unioni i Komoros, Lesoto, Sao Tome dhe Principe dhe Sudani i Jugut.
Ndërkaq në Itali numri i vdekjeve nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit u rrit me 837 dhe arriti në 12 mijë e 428. Ndërsa numri i rasteve të infektuara u rrit në 77 mijë e 635, njoftohet se edhe 3 mjekë të tjerë, të cilët luftonin në radhët e para me koronavirusin, kanë humbur jetën. Prej fillimit të epidemisë në këtë vend kanë humbur jetën 66 mjekë. Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza njoftoi se kanë vendosur të zgjasin masat e rrepta të karantinës të zbatuara në vend që nga 10 marsi deri më 13 prill. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 13 prill. Silvio Brusaferro, President i Institutit të Lartë Italian të Shëndetit, tha se kurba e rritjes së rasteve në epideminë e Covid-19 po shkon drejt një kursi të sheshtë, dhe kjo po ndodhë për shkak të masave të marra.
Në Spanjë, numri i personave që vdiqën nga epidemia e Covid-19 u rrit me 864 në 24 orët e fundit dhe arriti në 9 mijë 53, ndërsa numri i rasteve tejkaloi 100 mijë.
Në Francë, ku numri i personave që vdiqën për shkak të Covid-19 u rrit me 499 brenda një dite dhe arrit në 3.553, numri i të infektuarve u rrit në 52 mijë e 128.
Në Angli, ku numri i vdekjeve për shkak të Covid-19 u rrit me 563 brenda një dite dhe arriti në 2 mijë e 352, 13-vjeçari Ismail Mohamed Abdulwahab, për të cilin u deklarua se nuk kishte probleme shëndetësore, u bë viktima më e re e koronavirusit. Ndërkohë, Kryeministri Boris Johnson deklaroi në letrën e tij për çdo familje se “gjërat do të përkeqësohen para se të bëhen më të mira” në epidemi. Drejtori i Mjekësisë Kombëtare Profesor Stephen Powis tha se do të ishte një “rezultat i mirë” nëse vdekjet në vend mbeten nën 20 mijë.
Në Greqi, ku vdiqën 43 persona për shkak të Covid-19, rasti i parë u regjistrua midis refugjatëve. Thuhej se testi për Covid-19 i një gruaje refugjate që lindi dy ditë më parë në një spital në Athinë ishte pozitiv. Numri i përgjithshëm i rasteve në vend arriti në 212 mijë.
Në epideminë e Covid-19 në Belgjikë, numri i rasteve u rrit me 1189 dhe arriti në 13 mijë e 964, ndërsa numri i vdekjeve u rrit për 123 dhe arriti në 828.
Në Australi numri i njerëzve që humbën jetën për shkak të Covid-19 u rrit në 20 dhe numri i infektimeve u rrit në 4 mijë e 800.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), numri i njerëzve që vdiqën për shkak të llojit të ri të koronavirusit është rritur me 920 në 24 orët e fundit dhe arritën në 4 mijë e 90. Kështu, SHBA la pas Kinës, e cila ishte pika fillestare e epidemisë dhe njoftoi rreth 3 mijë e 300 vdekje. Numri i personave të infektuar me virus në vend me një rritje prej 25 mijë e 23 raste të infektimit u rrit në 189 mijë e 633. Presidenti Donald Trump në lidhje me epideminë e koronavirusit në vendin e tij, paralajmëroi se
“2 javët e ardhshme do të jenë shumë të vështira”.
Mjekët, të cilët marrin pjesë në Task Forcën e Shtëpisë së Bardhë për luftën kundër Covid-19 raportuan se 100 deri 200 mijë njerëz mund të vdisnin, edhe nëse ndiqein masat paraprake.
Ndërkohë, kapiteni amerikan i avionmbajtëses “USS Theodore Roosevelt”, Brett Crozier, i dërgoi një letër Marinës së ShBA dhe i kërkoi ndihmë për të zbarkuar dhe karantinuar të gjithë personelin në bord.
Kapiteni Crozier, në anijen e të cilit janë infektuar mbi 100 ushtarë me koronavirus bëri të ditur se “Për shkak të kufizimeve unike të anijeve luftarake nuk është e mundur të zbatohen aplikimet për karantinë dhe distancë sociale. Përhapja e sëmundjes në mesin e stafit vazhdon me shpejtësi”.
Bëhet e ditur se disa spitale në ShBA kërcënuan të largojnë punëtorët e kujdesit shëndetësor, të cilët shprehen për kushtet e vështira të punës dhe mungesën e pajisjeve mjekësore për shkak të epidemisë së koronavirusit.
U njoftua se 5.600 oficerë policie nga policia e Nju-Jorkut morën pushime mjekësore dhe se njëri prej tyre ishte pozitiv për testin e koronavirusit.
Në Kanada, numri i personave që vdiqën nga epidemia e koronavirusit është 100 dhe numri i rasteve të infektuara arriti në 8 mijë e 490. Në qytetin Toronto koronavirusi u zbulua tek 6 prej punonjësve të transportit publik, ndërsa 700 punonjës u vetëkarantinuan. Ndërkaq bëhet e ditur se 24 mijë ushtarë u mobilizuan në luftën kundër epidemisë.
Në 24 orët e fundit në Republikën Dominikane, numri i personave që vdiqën për shkak të Covid-19 u rrit me 9 dhe arriti në 51, ndërsa numri i të infektuarve në 109 mijë.
Në Ekuador numri i njerëzve që vdiqën në epidemi u rrit me 13 në 24 orët e fundit dhe arriti në 75. Numri i personave të identifikuar në vend me Covid-19 arriti në 2 mijë e 240.
Numri i njerëzve që vdiqën në Kubë për shkak të epidemisë u rrit në 6 dhe numri i rasteve në 186.
U njoftua se vdekja e parë ndodhi në El-Salvador për shkak të epidemisë së Covid-19. Pacienti raportohej të ishte një grua 60-vjeçare që kthye në vend nga ShBA. Në El-Salvador, Covid-19 është shënuar tek 32 persona deri më tani.
Stadiumi Maracana, në Rio de Janeiro, Brazil, ku vdiqën 202 persona, dhe numri i rasteve arriti në 5.812, do të shndërrohet në një spital me 400 shtretër, ku do të qëndrojnë pacientët e infektuar me Covid-19.
Ekziston gjithashtu një lajm i mirë në epideminë e koronavirusit, e cila është efektive në të gjithë botën dhe humbja e jetës po rritet gradualisht.
Një pacient 101-vjeçar i cili u trajtua për koronavirus në Holandë u shërua dhe u lirua nga spitali.Nga ana tjetër, numri i personave që humbën jetën për shkak të epidemisë u rrit me 134 në 24 orët e fundit dhe arriti në 173 mijë, ndërsa numri i rasteve të infektimit u rrit në 13.614.
Humbja e jetëve dhe numri i rasteve të infektimit në disa vende evropiane janë si më poshtë:
“Polonia 35/2 mijë 347, Shqipëria 15/259, Lituania 8/581, Sllovenia 15/841, Estonia 4/779, Bosnja dhe Hercegovina 13/448, Bullgaria 8/412, Mali i Zi 2/120, Norvegjia 39/4 mijë 651 , Serbia 23/900, Kroacia 15/867, Maqedonia Veriore 9/329, Kosova 1/112, Hungaria 20/525, Finlanda 17 / mijë 418, Rumania 85/2 mijë 245, Danimarka 90/2 mijë 860, Suedia 180 / 4 mijë e 435, Çekia 32/3 mijë 330”.
Ndërkaq Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaron se edhe 15 persona të tjerë janë shëruar nga Covid-19, megjithatë situata vazhdon të jetë alarmante.
Drejtori i Departamentit për informim në ministri të Shëndetësisë së Kosovës, Faik Hoti, gjithashtu njoftoi se edhe në këto 24 orë ka qenë një ditë e mirë. Ai njoftoi se në Kosovë 6 pacientë janë shëruar nga Covid-19 dhe janë liruar nga spitali.
Ndërkaq numri i të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut po vazhdon të rritet. Aktualisht nuk ka kufizime në lëvizjen e qytetarëve. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 arrin në 329, ndërsa i të shëruarve në 12.