Ish-ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri e ka kritikuar Qeverinë Kurti.
Sipas tij, qeveria në ikje e Albin Kurtit, menaxhimin e pandemisë po e bën duke shkarkuar profesionistët e duke emëruar militantët.
Tahiri thotë kjo është është vetëdija më e ultë politike e institucionale që mund ta ketë për tipar një qeveri në ikje.
Postimi i plotë:
Shkarkimi i Bordit të QKUK-së dhe veçmas njeriut që i doli zot punës së vet si një profesionist i vërtetë, z. Naser Ramadani, pikërisht në kohën kur pandemia po përhapet e po rritet, është vetëdija më e ultë politike e institucionale që mund ta ketë për tipar një qeveri në ikje.
Për muaj e javë tashmë qytetarët e Kosovës e kanë pasur referencë z. Ramadani, si këshillim e siguri për ruajtjen e shëndetit në këtë kohë pandemie, ndërsa Albin Kurti e shkarkon nga detyra për ta zëvendësuar e shkretuar me militantë të shkretë.
Kështu, qeveria në ikje e Albin Kurtit, menaxhimin e pandemisë po e bën në mënyrën e duhur, duke shkarkuar profesionistët e duke emëruar militantët. Nga “miti i ç’kapjes” në realitetin e kapjes vulgare e të shëmtuar, shpërblim për militantët e degradim për institucionet.
I pa këndellur nga dezertimi që ia shkaktoi vetës, në ditët e fundit të tij në zyre po e tregon formulën absurde të degradimit të vendimmarrjes që i takon një kryeministri. Vendimi i djeshëm i Albin Kurtit, është vendim aq i ultë, hakmarrës, i dëmshëm, qëllimkeq, i pavend, i paarsyeshëm e absurd, me të gjitha tiparet që i mbanë vetë vendimmarrësi i tij.
Prandaj për këtë kryeministër të shkarkuar, nuk mjafton vetëm shkarkimi por edhe zëvendësimi sa më parë i tij, sepse tash kur s’mund të bëjë më dëmet e mëdha, ka filluar të dëmtojë pa fije. /Gazeta Mejdani/