Kosova Post raporton se partia turke Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), është pajtuar që ta votojë qeverinë e re, me një kusht, që asaj t’i lihet nën udhëheqje një dikaster.
Sipas burimeve të brendshme të këtij mediumi, mandatari për formimin e qeverisë së re Albin Kurti, KDTP-së do t’ia lë nën menaxhim Ministrinë e Pushtetit Lokal.
Fikrim Damka, kryetar i kësaj partie, para disa ditësh tregoi që ata janë pro votimit të qeverisë së re, por jo pa biseduar me Kurtin.
Pasditen e sotme, pritet të ndodhin zhvillime të reja, ndër to, edhe formimi i qeverisë së re, me në krye Albin Kurtin./KosovaPost/