Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, në një postim në Facebook ka paralajmëruar se nuk duhet të vazhdojë dialogu me Serbinë, përderisa kjo e fundit nuk kërkon falje.
Maralusha shkruan se Serbia po vazhdon edhe me tej t’i bëjë dëme të mëdha Kosovës, andaj, për të, dialog me këtë shtet nuk duhet të ketë.
Muharrem Maralusha
Fraza ime është: “S’ka dialogim me Serbinë derisa nuk e njeh Kosovën (Dardanin) si shtet sovran dhe derisa nuk kërkon falje për dëmet që i ka bë dhe eshët duke i bë ndaj kombit shqiptar”.
Rreth dialogut Kosovë-Serbi ka folur edhe ambasadori Anthony Godfrey.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, deklaroi se dialogu Kosovë-Serbi është çështje e vështirë, por progresi është i nevojshëm.
Ai ka folur për marrëdhëniet e Serbisë me SHBA-të, i cili i cilëson si “të shkëlqyera, por jo mjaft të mira”.
Kur u pyet se cilat janë problemet në marrëdhëniet midis dy vendeve, Godfrey tha se ai nuk sheh probleme, por shumë energji që është “përqendruar në zgjidhjen e sfidave”. Sipas tij, kjo përfshin statusin e pazgjidhur të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.