Vitin e kaluar një dërgesë misterioze u kap duke kontrabanduar coronavirusin nga Kanadaja. Kjo u gjurmua nga agjentët kinezë që punojnë në një laborator kanadez.
Hetimi i mëpasshëm nga GreatGameIndia, lidhi agjentët me Programin Kinez të Luftës Biologjike kineze nga ku dyshohet se virusi ka rrjedhur duke shkaktuar shpërthimin në qytetin Wuhan të Kinës.
Më 13 qershor 2012, një burrë saudit 60-vjeçar u pranua në një spital privat në Jeddah, Arabia Saudite, me një histori 7-ditore të etheve, kollës, dhe problem me frymëmarrje. Ai nuk kishte histori të sëmundjes kardiopulmonare, nuk po merrte ilaçe dhe nuk pinte duhan, transmeton Telegrafi.
Virologu egjiptian dr. Ali Mohamed Zaki, izoloi dhe identifikoi një coronavirus të panjohur më parë nga mushkëritë e tij. Pasi që diagnostifikimet rutinore nuk arritën të identifikojnë agjentin shkaktar, Zaki kontaktoi Ron Fouchier, një virolog kryesor në Qendrën Mjekësore Erasmus (EMC) në Roterdam, Holandë, për këshilla të mëtutjeshme, transmeton Telegrafi.
Laboratori Kanadez
Coronavirus arriti në objektin NML Winnipeg të Kanadasë në 4 maj 2013 nga laboratori holandez. Laboratori kanadez rriti rezervat e virusit dhe e përdori atë për të vlerësuar testet diagnostikuese që përdoren në Kanada. Shkencëtarët në Winnipeg punuan për të parë se cilat specie kafshësh mund të infektohen me virusin e ri.
Hulumtimi u bë në bashkëpunim me laboratorin kombëtar të Agjencisë së Inspektimit të Ushqimit kanadez Qendrën Kombëtare për Sëmundjet e Kafshëve, e cila është e vendosur në të njëjtin kompleks me Laboratorin Kombëtar të Mikrobiologjisë.
NML (National Microbiology Laboratory) ka një histori të gjatë të ofrimit të shërbimeve gjithëpërfshirëse të testimit për coronaviruse. Ajo izoloi dhe siguroi sekuencën e parë gjenomike të coronavirusit SARS dhe identifikoi një coronavirus NL63 në vitin 2004.
Ky laborator kanadez në Winnipeg u vu në shënjestër të agjentëve kinezë në atë që mund të cilësohej si spiunazh biologjik.
Spiunazh biologjik kinez
Në mars të vitit 2019, në një ngjarje misterioze një dërgesë e viruseve jashtëzakonisht të ‘virgjër’ nga NML i Kanadasë përfundoi në Kinë. Ngjarja shkaktoi një skandal të madh me ekspertë të luftës bio që pyesin pse Kanada po dërgonte viruse vdekjeprurëse në Kinë. Shkencëtarët nga NML thanë që viruset shumë vdekjeprurës ishin një armë e mundshme biologjike.
Pas hetimeve, incidenti u gjurmua tek agjentët kinezë që punojnë në NML. Katër muaj më vonë në korrik 2019, një grup virologësh kinezë u dërguan me forcë nga Laboratori Kombëtar i Mikrobiologjisë Kanadeze (NML). NML është objekti i vetëm në nivelin 4 i Kanadasë dhe një nga vetëm disa në Amerikën e Veriut të pajisur për të trajtuar sëmundjet më vdekjeprurëse në botë, duke përfshirë Ebola, SARS, Coronavirus, etj.
Xiangguo Qiu – Agjente kineze e luftës biologjike
Xiangguo Qiu është një shkencëtare e shquar kineze e lindur në Tianjin. Ajo kryesisht mori gradën Dr. nga Universiteti Mjekësor Hebei në Kinë në 1985 dhe erdhi në Kanada për studime pasuniversitare në vitin 1996. Më vonë, ajo ishte e lidhur me Institutin e Biologjisë Qelizore dhe Departamentin e Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve të Universitetit të Manitoba , Winnipeg, jo i angazhuar me studimin e patogjenëve.
“Pas marrjes së dërgesës misterioze nga Kanadaja, shkencëtarët amerikanë thanë në atë kohë se viruset ishin shumë vdekjeprurës dhe se ishin një armë e mundshme biologjike ”, shkruan “Great India”.
“Pas hetimeve, u zbulua se viruset kishin rënë në dorën e agjentëve kinezë që punonin në laboratorin e armëve biologjike në Wuhan.
Katër muaj më vonë në korrik 2019, një grup shkencëtarësh kinezë u dëbuan me forcë nga Laboratori Kanadez i Mikrobiologjisë nën dyshimet për spiunazh. Ky laborator është objekti i vetëm i Kanadasë dhe një nga të paktët në Amerikën e Veriut që mund të trajtojë sëmundjet më vdekjeprurëse në botë, përfshirë Ebolan, SARS-in, apo coronavirusin”, thekson gazeta.
Sipas investigimit, këta shkencëtarë bënë të mundur dërgimin e disa mostrave të coronavirusit në Kinë.
Në Wuhan, qytezën ku u shfaq virusi, që prej vitit 2015 është ndërtuar laboratori më i përparuar i Kinës për kërkimin e viruseve, i njohur si Instituti i Virologjisë.
Laboratori është i vetmi vend i deklaruar në Kinë i aftë të punojë me viruse vdekjeprurëse. Kina ka mohuar të ketë ndonjë armë biologjike, por një raport i Departamentit të Shtetit vitin e kaluar zbuloi se qeveria po punonte prej disa vitesh për krijimin e tyre.
Një nga shkencëtaret e përjashtuar, Dr. Xiangguo Qiu bëri të paktën pesë udhëtime gjatë vitit 2018 në Laboratorin e Wuhanit, ku edhe shpërtheu virusi.
Pas vizitave të tij, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të Kinës miratoi nisjen e aktivitete kërkimore për viruset e etheve hemorragjike si Ebola, Nipah dhe Krime-Kongo nga laboratori i Wuhanit.
Si u kthye në “armë” biologjike?
“Rastësisht”, ky laborator është i vendosur vetëm 30 kilometra larg nga tregu ushqimor i cili është epiqendra e shpërthimit të coronavirusit.
Dany Shoham, një ish oficer i inteligjencës ushtarake izraelite që ka studiuar armët biologjike kineze, thotë se aftësia e virusit për të mbijetuar, por edhe për t’u përhapur tregon se ai u modifikua nga njeriu.
“Disa laboratorë në Kinë kanë qenë të angazhuar, për sa i përket kërkimit dhe zhvillimit të armëve biologjike”, tha zoti Shoham për gazetën amerikane “Washington Times”.
Sipas tij, laboratori i Wuhanit është i kualifikuar për të trajtuar patogjenët më të rrezikshëm.
“Coronavirusi është studiuar në këtë institut, këtë mund ta them me siguri”, thotë Shoham, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë studiuesi amerikan James Giordano, bashkëpunëtor i vjetër në Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA-së, tha se investimi në rritje i Kinës në bio-shkencë dhe redaktimin e gjeneve përbën jo pak shqetësim se patogjenë të tillë të kthehen në armë biologjike.
“Kjo mund të nënkuptojë që një mikrob i modifikuar të nxirret jashtë laboratorit, një mikrob për të cilin vetëm Kina ka trajtimin ose vaksinën. Kjo nuk është luftë në vetvete”, tha ai.
“Por ajo që po bën Kina është të shfrytëzojë aftësinë për të vepruar si shpëtimtar global”, thekson Giordano.
Sipas tij, programi i Kinës për Armët Biologjike besohet të përfshijë një gamë të plotë të agjentëve kimikë dhe biologjikë dhe një larmi të gjerë të sistemeve të shpërndarjes, duke përfshirë raketa artilerie, bomba ajrore, spërkatëse dhe raketa balistike me rreze të shkurtër.
“Akademia e Shkencave Mjekësore Ushtarake të Kinës me të vërtetë zbuloi një vaksinë kundër Ebolas të quajtur JK-05, por nuk ka zbuluar asnjë detaj se si mundi ta zbulonte, duke nxitur spekulimet se virusi i Ebolas mund të ketë pjesë e arsenalit të luftës biologjike të Kinës”, thotë nga ana tjetër Shoham.
Ebola klasifikohet si një agjent bioterrorizmi i “kategorisë A”, që do të thotë se mund të transmetohet lehtësisht nga një person në person dhe mund të rezultojë në nivele të larta vdekjesh dhe “mund të shkaktojë panik”. Sipas Shoham, coronavirusi edhe më shumë i rrezikshëm.
Programi i Kinës për Armët Biologjike besohet të jetë në një fazë të përparuar që përfshin hulumtime dhe aftësi armatimi. Laboratori në Wuhan është tani për tani depoja më e madhe e të dhënave gjenetike të Kinës dhe çdo rrjedhje nga ky laborator mund të kthehej në rrezik kombëtar.
I pyetur nëse coronavirusi i ri mund të jetë përhapur si pasojë e një rrjedhjeje laboratorike, Shoham thotë se shpërthimi i virusit mund të ndodhë qoftë si rrjedhje, qoftë si një infeksion i një personi që mund të ketë hyrë dhe dalë jashtë objektit në fjalë.
“Por në këtë pikë, nuk kam dyshim se coronavirusi ka dalë nga ky laborator”, thotë ai. “Pyetja e vetme është përse”? /Telegrafi/