Numri i vdekjeve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit të ri është rritur në 80, tha të hënën departamenti i shëndetit të vendit.
Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë nga koronavirusi (2019-nCoV), i cili deri më tani është përhapur në të gjitha provincat, krahinat autonome dhe rajonet me qeverisje të posaçme, janë infektuar 2 mijë e 744 njerëz, nga të cilët 461 janë në gjendje kritike.
Nga ana tjetër 8 raste të konfirmuara janë raportuar në Hongkong, 5 në Makao dhe 4 në Tajvan.
Raportohet gjithashtu për 5 mijë 794 raste të dyshuara, kurse numri i personave nën mbikëqyrje mjekësore për shkak të kontaktit të afërt me personat e infektuar është 30 mijë e 453.
Deri më sot numri i prekurve nga epidemia që janë shëruar dhe dalë nga spitali është 51.
Situata e pneumonisë kishte rezultuar në 80 vdekje, përfshirë 76 në provincën Hubei dhe me nga një person në provincat Shangai, Henan, Hebei dhe verilindje të provincës Heilongjiang,”- njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Kinës “Xinhua”, duke cituar Komisionin Kombëtar të Shëndetit.
Virusi, i cili ka origjinën në qytetin Wuhan, është përhapur në 29 provinca të vendit./Gazeta Mejdani/