Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati dhe nënkryetari Jakupi, kanë pritur në takim drejtorin e AKP-së, Valon Tolaj, shkruan Gazeta Mejdani.
Kryetari i komunës Qëndron Kastrati bashkë me nënkryetarin Faton Jakupi, kanë pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari Kastrati tha se në këtë takim u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.
“Në këtë takim diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, që prekin drejtpërdrejt interesat e qytetarëve të Kamenicës”, tha ai.
Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i AKP-së Valoj Tolaj, ka falënderuar kryetarin Kastrati për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post