Veprimtari i LDK-së, Halil Geci së bashku me Sahit Ramën, i kanë shkruar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Geci e Ramaj i janë drejtuar kryeministrit Kurti për një skandal që ka ndodhur me AKP-në.
Ka të bëjë me një tokë punuese rreth 2 hektar në Fushë Kosovë, të cilën e kanë shfrytëzuar me koncesion për 20 vjet.
Në letrën e tyre thuhet se për shfrytëzimin e kësaj toke ata kanë paguar qiranë në zyrat e AKP-së.
Ndërsa, tash sipas letrës, ka ndodhur një dallaver aty, pasi që dikush e ka vendoru në emër të një serbi këtë tokë për ta shitur pastaj.
Në letrën dërguar Kurtit, tutje thuhet se, kanë gjetur dëshmitë se si ka ndodhur kjo, dhe lënda është edhe në Gjykatë pasi rastin e kanë lajmëruar edhe në Polici.
Megjithatë, deri tani me rastin pothuasje nuk po merret askush.
Kjo është letra e plotë:
Letër publike Qeverisë së RKS-së kryeministrit të Kosovës Z. Albin Kurtit si dhe Bordit të AKP-s
Z.Kryeminister Kurti nëse ke kohë lëshoja një sy këtij shkrimi dhe bindu se çfarë po ndodhë në Agjensinin e Privatizimit në (AKP)
I nderuari drejtori i Bordit Z.Tolaj,
I nderuar Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit -AKP
po ju drejtohem si qytetar i Republikës së Kosovës, ne qytetarët Halil Geci dhe Sahit Rama ju drejtohem për ndihmë që ta jepni kontributin e juaj në pronën e cila është në pronësinë e Agjencisë se Kosovës për Privatizim (AKP), e cila gjendet në zonën kat astralë të Fushe Kosovës vendi i quajtur Nakarad, numri parcelës Kat astralë 189, me sipërfaqe toke bujqësore prej 2, 13.79 ha.
Këtë parcelë toke e kemi shfrytëzuar dy persona me koncesion, Sahit Rama dhe unë Halil Geci për plot 20 vite, duke e paguar koncesionin apo (qiranë) me zyrat e tuaja (AKP).
Pasi që token e shfrytëzonim e kemi rrethuar me shtylla betoni dhe me tel me xhemba, ngase na dëmtonin bagëtitë e lagjes Nakarad, Toka ishte nën mbikëqyrjen e agjencisë për privatizim, dhe pritnim nga agjencia tenderimin e kësaj parcele.
Ne si shfrytëzues pasi e paguam qiranë për shfrytëzim, kjo ka ndodhur në 2017, kur shkuam te ara na erdhi një burrë me një veturë , xhip të zi na tha se kjo tokë është e “filan serbit” dhe nuk keni drejt ta shfrytëzoni.
Ne tentuam të ja tregojmë kontratën e AKP-së por ai u largua.
Ne pastaj shkuam ne komunën e Fushe Kosovës e kërkuam në kadastër, aty e gjetëm se parcela ku ne e kishim marrë me qira nga AKP-ja ishte tjetërsuar nuk ishte më në emër të AKP-s, por ishte në emër të Serbit Bogdan Ballaban nga Beogradi. Ne si të frusteruar shkuam pothuajse në të gjitha zyrat e AKP-së, u ankuam pse na keni dhënë tokën e huaj, Zyra Ligjore e AKP-s reagoi shpejt dhe toka pas 71 ditë ju kthye përsëri ne pronësi të AKP-s dhe çuditërisht as kush nuk mori përgjegjësinë për këtë rast trishtues që po ndodhë para syve të agjencise dhe të komunës së Fushë Kosovës. Pas këtij rasti ne prape e morëm me koncesion në shfrytëzimi parcelën në fjalë duke e vazhduar për çdo vite qiranë.
Çuditërisht pas tri vitesh Akteret e njëjt vazhduan me të njëjtat shkelje dhe falsifikime.
Derisa ne ishim duke e livruar tokën të cilës ja kishim paguar qiranë për shfrytëzim AKP-së, na erdhi prape një mezo burrë, dhe na tha mos i mbjellni se kjo tokë u ble dhe u tjetërsua nga Serbi dhe urgjentisht u shpërnda-tjetërsua në tre emra shqiptarësh.
Ne shkuam prapë në komunën e Fushë Kosovës dhe parcelat prapë i gjetëm të tjetërsuara nga të njëjtit akter dhe noter që i kishin falsifikuar para tre vitesh, por tashmë serbi urgjentisht ua kishte shpërndare në tre emra shqipfolësish.
Ne prapë shkuam në Agjenci derë me derë duke kërkuar drejtësi si është e mundur të na jepet toka e pronarit privat në shfrytëzim, zyra ligjore na tha se punoni ju tokën se na merremi me ta, Ajo nuk ndodhi hiq shkuam e lajmëruam rastin në polici, Drejtoria për krime Ekonomik , ku drejtor ka qenë z. Bashkim Spahiu, i cili e mori rastin seriozisht dhe angazhon një polic me emri Fidaim Berbatovci, me nr tel:044 182 444 . Sipas informatave që i kemi nga Policia e Kosovës, Fidaimi thotë se landa është te prokurorja Dulina Hamiti, e cila i ka gjetë falsifikimet dhe shkeljet për dritën e diellit se si u tjetërsuara toka e shtetit, si u shkel gjykata speciale dhe dhoma e veçantë e kësaj gjykate, si cili është statusi i kësaj lënde, a është ndërmarrë ndonjë mase mbrojtëse apo ndonjë veprim konkret nga Prokuroria apo Gjykatat e Kosovës, apo ka mbete vetëm ne sirtarët e gjykatës, siç edhe dinë të ndodhë. Dhe gjykata heshtë, heshtë edhe Agjencia e Privatizimit-AKP.
Në vend se AKP-ja ti dalë Zot Tokës së shtetit për të cilën paguhen, ata heshtin e heshtin, pse e din ata!
Këtu shihet se çfarë i kane bërë Kosovës hajnat tradhtarët dhe matrapazët të gjitha ngjyrave.
Ne nuk u ndalem trokitëm derë me derë ne AKP duke pyetur se kujt duhet tia tregojmë hallin. Së fundi e kërkuam z. Valon Tolaj – Krye shefin e AKP-së, ja shpjeguam rastin dhe i treguam se, në bazë të informatave që kemi, blerësi Burim Haklaj na e konfirmoi se këtë punë e din z. Valon Tolaj, ngase vetë matrapazi Haklaj ishte nga Deqani dhe ne dyshuam se Valoni kishte lidhjen me të, ne i treguam z. Valonit se kemi qenë në policin e krimeve ekonomike dhe e kemi lajmëruar rastin dhe këto çka po ti themi ja kemi konfirmuar edhe policisë. Z. Valoni e thirri nga zyra e tij aty para neve shefin e krimeve ekonomike z. Bashkim Spahiun, dhe ju betua se unë lidhje nuk kam me këtë punë dhe i tha dërgojë rastin ku të duash. Rasti shkoj te gjykata por gjykata e ndaloi, kurse drejtori Valon Tolaj kurrë nuk u kujdes që ti kthehet toka AKP-së.
Në vend se të merret Agjencia e privatizimit me toka që ju zhdukeshin nën sytë e tyre dhe tjetërsoheshin nga shqiptaret e shitur nga ata që i shkelnin ligjet e Kosovës e dhomat e posaçme, duke ju dhuruar tokat e Kosovës falas Serbeve në Beograd, për ti pasuruar Serbët dhe xhepat e matrapazëve shqipfolës, AKP-ja hesht dhe nuk intervenoj. Ne u detyruam nërrugë private ta lajmërojmë rastin në policin për krime ekonomike dhe polici i përmendur më lartë u mor fort seriozisht me këtë skandal, intervistoi me dhjetëra dëshmitar dhe te dyshuar, Noter, persona të përzier në krim të organizuar , dhe sipas asaj qe kemi informacione nga Policia, të gjitha dokumentet janë te pabaza pra fallse, kurse AKP-ja nuk reagon për token e vetë. Qudi sa fort i lidhur krimi me këtë agjenci dhe si duket politika qëndron mbrapa gjithë këtij skandali. Qeveris së re te RKS-së i bëjmë një apel urgjent ta shikoi lëndën tonë por edhe lendet tjera te natyrave të njëjta të falsifikimeve dhe mashtrimeve , që të merret me këtë agjenci kriminale ,dhe me gjykatat e shitura dhe tia jep dënimin e merituar keqbërësv, shitësve të atdheut.
Ja pra shiheni se si sillet agjencia e privatizimit me toka që i shiten e tjetërsohen para hundëve të tyre se si vepron ligjet dhe gjykatat e Kosovës.
Sa për informim tuajin, para tri dite, pronaret falsifikatoret dokumenteve kishin filluar të ndërtonin shtëpi në tokat e falura nga agjencia.
Pronari thotë e kam token mbi vete dhe kur unë i thashë se duhet ta ndalosh punën ngase lënda është në gjykata, ai më lajmëroi në polici për kërcenim pa e kërcënuar fare ngase ashtu nxirrej nga mbështetja e tyre dreq die nga politika por edhe nga AKP-ja, e me ndihmën e gjykatave të lidhura me politiken duke u pasuruar serb e shqiptar se bashku me dokumente false, blerësi me dokumente false , z. Haklaj mu drejtua mua se gjoja unë jam uzurpator, , e une i thash se “jo more por ne jemi duke e punuar këtë tokë me qira dhe e kemi rrethuar me shtylla betoni e tel me xhëmba, ngase na bëhej dëm nga bagëtitë e lagjes dhe ne e kemi pritur tenderimin dhe kur te dali ne tender kush te paguan më shtrenjte e merr, kjo nuk ndodhi ngase token e tjetërsuat ju kriminelet e të gjitha niveleve….!i tash ne fund.
Vërejtje : Bashkëngjit gjeni edhe fotot si dëshmi.
Prishtinë
Date 15.04.2021
Me respekt Parashtruesit e ankesës: Sahit Rama
Halil Geci