Gjatë ditës së sotme gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për Selami Simsek. Shtetasin turk të akuzuar për “falsifikim të pasaportave dhe vizave”, mik me Harun Celik, të ekstraduar ditë më parë drejt Turqisë.
Sismek është arrestuar në korrik 2019 në Rinas, ndërsa po përpiqej të udhëtonte drejt Kanadasë.
Ai ka pranuar se vizën e ka marrë në Prishtinë.
Sipas Prokurorisë, pasaporta e tij është e rregullt, por viza është false.
Simsek ka pranuar se për këtë vizë ka paguar 5 mijë euro një të afërmi të tij.
Gjykata vendosi të shtyjë seancën për në 27 janar, në orën 10:00, raportojnë mediet shqiptare.
Gjatë seancës ndaj Simsek ishte i pranishëm edhe një përfaqësues i ambasadës së Turqisë.
Më 2 janar nga Shqipëria u deportua edhe miku i tij mësues, Harun Çelik, i akuzuar si mbështetës i Lëvizjes Gyleniste.