Shpenzimet e pa kontrolluara të qytetarëve të Kosovës për festat e fundviti për shumë kë janë të pa kapshme. Madje këto shpenzime kapin shifra milionëshe. Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve bëhet për pije dhe ushqim.
Me 18 për qind të popullsisë në varfëri të plotë dhe 5 për qind e tyre në varfëri ekstreme, megjithatë kosovarët dalin se janë mjaftë meraklinjtë në festa, sidomos për festat e fundvitit, shkruan Telegrafi.
Në këtë periudhë kohore qytetarët me të varfër në Evropë shpenzojnë miliona euro, derisa mbi 80 për qind e familjeve në Kosovë e festojnë vitin e ri.
Sipas raportit “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2019” i realizuar nga Uboconsulting, çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht mbi 150 euro për këto festa, ndërsa në total shpenzimet shkojnë në 36 milionë euro.
“81 për qind e familjeve në Kosovë i festojnë festat e fundvitit”, thekson raporti, shkruan Telegrafi.
Sipas raportit, 74 për qind e parave për festat e fundvitit shkon në ushqime e pije, 12 për qind për dekorime, 7 për qind për dhurata dhe 7 për qind të tjera.
Në pyetjen se pse nuk festohet kjo festë, 70 për qind janë përgjigjur se nuk festojnë për arsye fetare.
“70 për qind janë për bindje fetare, 19 për qind për shkaqe ekonomike, ndërsa 11 për qind për arsye tjera”, vijon raporti, shkruan Telegrafi.
Një statistikë interesante ka dal tek dhuratat. Kur qytetarët janë pyetur se çfarë dëshirojnë për dhuratë, shumica prej tyre kanë deklaruar se duan para të gatshme.
“79 për qind preferojnë para të gatshme si dhuratë, 71 për qind preferojnë bileta për udhëtime, ndërsa 59 për qind preferojnë ta marrin një libër”, tregon raporti, shkruan Telegrafi.
Ndikimi i rrjeteve sociale tek kosovarët duket se është mjaftë i madh. Madje edhe kur janë në pyetje informatat për produkte të ndryshme. Si burim kryesor të informimit rreth produkteve për festat e fundvitit, ka dal së janë ato përmes televizionit dhe rrjeteve sociale.
“64 për qind e tyre kanë thënë se marrin informacione nga televizioni, ndërsa 59 për qind nga rrjetet sociale”, përfundon raporti, shkruan Telegrafi.
Telegrafi shkruan gjithashtu se në këtë anketë janë intervistuar 1 mijë e 69 respondentë nga 38 komunat e Kosovës. Prej tyre 815 janë shqiptarë, 150 serb dhe 104 nga komunitetet tjera.