Turqia sot feston 97 vjetorin e shpalljes së Republikës.
Me këtë rast, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar Rexhep Taip Erdogan, për këtë datë të veçantë.
“Kosova është krenare që feston me Turqinë, si një mik dhe aleat i ngushtë. Në emër të popullit të Kosovës, unë i urojë presidentit urimet më të mira për prosperitet!”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Ndryshe, 29 Tetori është një ditë kombëtare, e cila shënohet çdo vit në Turqi, në Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit për të festuar shpalljen e Republikës nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë më datë 29 Tetor 1923.