Rreth 50 policë të maskuar e të armatosur me emblema të EULEX’it në krahë, kanë bllokuar zyrat e OVL-UÇK’së në Prishtinë, ku po kryejnë bastisje.
Zyrtarë të OVL-UÇK’së u kanë thënë mediave se disa nga policët që po kryejnë bastisje janë rusë.
Xhavit Jashari përfaqësues i familjeve të dëshmorëve të UÇK’së, para mediave ka thënë se policët që kanë hyrë në zyrat e OVL-UÇK’së, po flasin sllavisht.Ai bashkë me Faton Klinakun, sekretar i OVL-UÇK’së, kanë akuzuar se policët po kryejnë bastisje pa asnjë urdhër legal.