Ministri rus i mbrojtjes Sergej Shoygu njoftoi se raketa hipersonike interkontinentale “Avangardë”, e cila është përfshirë në inventarin e ushtrisë, është e gatshme për përdorim.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, ministri Shoygu e informoi Presidentin Vladimir Putin se raketa në fjalë është e gatshme për përdorim.
Në mars të vitit të kaluar Putin, në fjalën e tij të mbajtur para Parlamentit Federal përshkroi shumë armë të reja, përfshirë edhe sistemin raketor “Avangardë” dhe “Sarmat”, si “të pathyeshëm”.
Putin, i cili mori pjesë në mbledhjen vjetore të Ministrisë së Mbrojtjes këtë javë, tha se sistemi i raketave “Avangardë” ishte përfshirë në inventarin e ushtrisë.
Pretendohet se raketa interkontinentale “Avangardë” nuk kapet nga sistemet e mbrojtjes së armikut dhe gjithashtu do të eliminojë lehtësisht sistemet e mbrojtjes ajrore.
Raketa me një kokë hipersonike mund të fluturojë 20 herë më shpejtë se shpejtësia e zërit dhe krahas aftësive për manovrime superior mund të fluturojë në një lartësi prej 9 kilometrash.
Discussion about this post