Ndërtimet pa kriter që ngulfasin mikroklimën dhe mikroqarkullimin e ajrit, si dhe djegia e peletit që përgatitet nga një përqindje e karbonit aktiv nga riciklimi i gomave janë dy ndotësit kryesorë të ajrit në qytetin e Ferizajt sipas njohësit të mjedisit, përderisa Ferizaj si komunë nuk ka pajisje që e matë ndotjen e ajrit.
Përderisa Kosova çdo vit rangohet si vendi me ajrin më të ndotur në botë, qyteti i Ferizajt nuk ka fare pajisje që matë ndotjen e ajrit.
Albion Sherifi zyrtar për informim në komunën e Ferizajt për Televizionin Tema theksoi se për shkak disa lejeve dhe licencave, si dhe verifikimeve nga niveli qëndrorë ata ende nuk e kanë instaluar pajisjen adekuate për matjen e ndotjes së ajrit.
“Në kuadër të masave dhe planeve që ka qeverisja lokale parashihet edhe vendosja e një sistemi të tillë, ky sistem nuk është i lehtë për shkak se duhet të merren disa leje, e disa licenca dhe duhet të ketë disa verifikime nga institucionet qëndrore, nuk është thjesht t’i mashtrojmë qytetarët që të vendoset një pajisje që nuk paraqet matje të saktë, gjegjësisht ndotje të saktë të ajrit, por duhet të jetë një mekanizëm, një teknikë e sofistikuar e licencuar adekuate që në baza ditore periodike bën matjen e ndotjes së ajrit” tha Sherifi
E njohësi i mjediti Basri Beqiri thotë se ndotjen e ajrit në Ferizaj e shkaktojnë ndërtimet pa kriter të cilat e ngulfasin mikroklimën dhe mikroqarkullimin e ajrit, si dhe djegia e peletit që përgatitet nga një përqindje e karbonit aktiv nga riciklimi i gomave.
“Ndotjen e ajrit ne Ferizaj e ngulfatin dy faktorë, faktori i parë është ndërtimi pa kriter, kështu ngulfatet mikroklima dhe mikroqarkullimi i ajrit dhe e dyta përdorimi i djegies së peletit me përbërje jo të garantuar sepse përgatitet me një përqindje të karbonit aktiv nga riciklikmi i gomave” tha Beqiri
Qytetarët e Prishtinës tani së paku janë të informuar çdo ditë se sa është ndotja e ajrit në qytetin e tyre.
Discussion about this post