Prokuroria Themelore e Pejës duket se ka vendosur që të merret tepër seriozisht me fenomenin e uzurpimit të pronave komunale në territorin saj të përgjegjësisë, që shtrihet në pesë komuna: Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik.
Deri tash asnjëra prej këtyre komunave seriozisht nuk është marrë me këtë problem dhe nuk kanë nisur t’i largojnë uzurpatorët nga pronat e veta, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Prokuroria Themelore e Pejës, përkatësisht kryeprokurori Agim Kurmehaj, iu ka dërguar shkresë zyrtare pesë komunave (Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik) që janë nën kompetencën e kësaj prokurorie, për evidentimin e të gjitha pronave të uzurpuara kundërligjshëm dhe këto lista të pronave të uzurpuara me ia dërgua prokurorisë.
Pas marrjes së listave të pronave të uzurpuara nga komunat përkatëse, Prokuroria Themelore e Pejës, në bazë të kompetencave dhe ligjeve në fuqi do të veprojë për lirimin e të gjitha pronave të uzurpuara”, e konfirmoi për “Kohën Ditore” dërgimin e këtyre kërkesave, Shkodran Nikçi, zëdhënës i kësaj prokurorie. ë kundërligjshëm të pronës publike”, thotë Nikçi.
Pranimin e kësaj kërkese e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sipas të cilit prokuroria u ka dhënë afat fundin e janarit të vitit të ardhshëm për dërgimin e këtyre listave, që prokuroria të fillojë procedurat penale ndaj uzurpuesve.
“Besojmë që deri në mes të dhjetorit do të përfundohet me evidentimin e pronave komunale të uzurpuara dhe pastaj do të dalim me një raport përfundimtar”, tha për “Kohën Ditore”, drejtoresha për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Njomza Grabanica.
Discussion about this post