Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se janë gjetur disa bakterie jo patogjene në mostrat e ujësjellësit të Deçanit. Ndërkaq në burimin e Gurrave të Hasanagës, është bërë analiza e 3 mostrave ku sasia e klorit reziudal është 0.00.
Me anë të një njoftimi për media, IKSHPK ka bërë të ditur se janë duke vazhduar kërkimin e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit.
“1. Në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF, në laboratorët e IKShPK-së në Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie jo patogjene. Këto baktere mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, kurse në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të bakterieve koliforme dhe E.coli. Uji nga kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm. 2. Më datë 15 Korrik 2021 është bërë analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike e tri (3) mostrave të ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon fshatrat: Prilep, Irzniq, Gllogjan – Komuna e Deçanit (burimi i Gurrave të Hasanagës). Në këto 3 mostra sasia e klorit rezidual është 0.00. 3. Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar”, thuhet në njoftim.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-
IKSHPK gjithashtu ka dhënë edhe disa rekomdanime.