Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli pas intervistimit në Dhomat e Specializuara nga Haga ka dhënë një intervistë për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Veseli ka thënë se nëse klasa politike e Kosovës ka përçarje të brendshme, Vuçiqi vetëm do të fuqizohet, përcjell Telegrafi.
“Sa më shumë populizma të brendshëm të kemi do të fuqizojmë ‘krokodila’ si Vuçiqi. Pse Vuçiqi të mos mohojë masakrën e Reçakut kur ai tjetri shkon e takohet në Tiranë”.
Kryetari i PDK-së ka thënë se ulja në tavolinë me serbët nuk është e dhimbshme kur në tavolinë janë edhe amerikanët.
“Kur janë amerikanët ulesh si shtet i pavarur dhe sovran dhe kërkon përgjegjësi. Kjo ulje është nënshtruese, pa kurrfarë përfitimi e ndërmjetësimi. Në tavolinë janë ulur edhe njerëzit që kanë bërë luftë. Nuk jam kundër uljes në tavolinë. Ju lutem. Mos të kuptohet se tani PDK është në opozitë dhe kemi ndryshuar qëndrime”, tha Veseli.
Discussion about this post