Rritja nuk është aspak e lehtë, e së bashku me vështirësitë që sjellë jeta, të kesh prindër që dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes, është tepër e vështirë. Kur prindërit dalin nga vetja në forma të ndryshme, bëjnë që fëmijën të mos ndihet mirë, të stresohet nga turpi, dhe të ketë komplekse të ndryshme, transmeton Gazeta Mejdani.
Megjithëse duket e thjeshtë, fëmijët që turpërohen nga prindërit, fillojnë në mbyllen në vete, kanë pasiguri, madje edhe mendime për vetëvrasje.
Ekspertët e mirëqenies së fëmijës, i kanë renditur dhjetë sjellje të prindërve, që me siguri të plotë i turpërojnë fëmijët:
1. Vallëzimi
2. Përqafimi dhe shfaqja e ndjenjave në publik
3. Përdorimi i shprehjeve të të rinjve apo “gjuhës së rinisë”
4. Veshja e rrobave që nuk i përkasin moshës së tyre
5. Tregimi i ngjarjeve të turpshme
6. Rregullimi i rrobave të fëmijëve
7. Vënia në kontakt me fëmijët dhe shokët e tyre në rrjetet sociale
8. Dështimi në përdorimin e teknologjisë së re
9. Biseda lidhur me seksin
10. Dehja
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post