Kjo video ishte përhapur gjerësisht në mediat sociale kineze në ditën e publikimit, rreth katër vite më parë dhe tani ka 7.5 milionë shikime vetëm në kanalin në youtube “People’s Daily, China”.
Videoja ishte shpërndarë nëpër rrjetet sociale në pothuajse gjithë botën, ku shifrat e shikimeve kalonin një miliard, transmeton Lajmi.net
Në të tregohet një vogëlush, thuajse foshnje, që kap një tub hekuri dhe përpiqet të mbrojë gjyshen e tij nga Njësia e Menaxhimit Urban që vepron në qytetet kineze për të detyruar shitësit e paligjshëm në rrugë të zbatojnë rregullat higjenosanitare, kanalizimet dhe parkimet.
I vogli u filmua duke bërtitur: “Mos e prekni gjyshen time. Ikni, mos e prekni gjyshen time”. Shikojeni videon: