Sipas të dhënave, të miturit rreth moshës 16 vjeç përdorin më së shumti drogë të llojeve të ndryshme.
Klinika Psikiatrike në QKUK ofron shërbime dhe trajtime të ndryshme për përdoruesit e lëndëve narkotike. Mirëpo, kohëve të fundit gjendja cilësohet të ketë dalë jashtë kontrollit.
Kjo klinikë, është mbushur me pacientë që i takojnë moshave minore.
Vjollca Ramiqi, psikiatre tha se kohëve të fundit ka raste të përdorimit të drogës nga moshat e ndryshme e sidomos fëmijët rreth 16 vjeç.
Ramiqi tregon për T7 që këtë vit në Psikiatri erdhën më shumë se 80 persona për arsye të tilla.
“Numri i kërkesa në Ambulancë Specialistike që vinë në mënyrë të pavullnetshme që i sjellin familjarët, janë sigurisht në moshë të hershme. Kemi të dhëna të regjistrua që mosha më e re është 13 vjeçare. Vitin e kaluar kemi pas 9 vjeçar, por që ka qenë mënyrë simbolike” tha ajo.
E që përdorimi i drogës është rritur tek të rinjtë nën moshën 18, e thotë edhe Safet Blakaj, nga Qendra Psikiatrike Labyrinth e cila trajton personat e varur.
Në krahasim me vitin e kaluar nga SHSKUK thonë se numri i pacientëve që përdorin drogë është shumë më i madh.