Në qytetin Verhoyansk, i cili ndodhet në Republikën Saha [Yakutistan] të Federatës së Rusisë dhe njihet si një nga pikat më të ftohta të botës, temperatura ka rënë në -50 gradë celsius.
Galina Dabanova, zëvendësdrejtore në një shkolle të Verhoyansk-it thotë se për shkak të motit të ftohtë në qytet, ku temperaturat bien deri në -50 gradë celsius, është ndërprerë mësimi për klasat 1-7.
“Shkolla jonë ka 207 nxënës. Javën e kaluar temperaturat ishin -30 gradë celsius, kurse sot termometrat kanë shënuar -51 gradë; moti është i acartë dhe me erë të fortë. Për këtë arsye është ndërprerë mësimi”,- sqaron Dabanova.
Qytetet Verhoyansk dhe Oymyakon të Republikës Saha (Yakutistan) njihen si pikat më të ftohta të botës për arsye se temperaturat e ajrit këtu bien deri në -67 gradë celsius.
Discussion about this post