Edhe më tej nuk kanë të ndalur importet nga Rusia drejtë Kosovës. Mësohet se vetëm nga 1 janari e deri me 31 shtator të këtij viti në Kosovë nga Federata Ruse kanë hyrë produkte jo vetëm ushqimore, por edhe të fushave tjera në vlerë mbi 21 milionë euro.
Po ashtu gjatë vitit 2018 janë importuar produkte në vlerë mbi 31 milionë euro, shkruan Syri,net, transmeton Gazeta Mejdani.
Edhe pse importon në Kosovë miliona euro prodhime, Rusia akoma nuk e njeh Kosovën e pavarur, e pos kësaj edhe e bllokon, duke mbështetur qëndrimet serbe, e në anën tjetër edhe pse ka embargo, vazhdon të importoj pa u penguar nga askush.
Derisa kohë më parë “Syri.net” ka raportuar sesi Federata ruse furnizon Kosovën me derivate e brum të bukës apo “kvasac”, tash po tregojmë se si Federata ruse furnizon fuqishëm Kosovën edhe me dhjetra produkte tjera.
Federata Ruse, drejt Kosovës importon edhe qepë, ëmbëlsira, vajra, derivate, gazra, kremra të ndryshme, brisqe e të tjera produkte nga të gjitha llojrat.
Analisti ekonomik Jakup Gashi, treogn se mallra të importuara nga Federata Ruse në Republikën e Kosvës gjatë vitit 2018 ishin 31 milionë e 219 mijë e 348.00 euro.
Sipas tij nga 1 janari 2019 deri me 31 shtator janë importuar produkte në vlerë prej 21 milionë e 36 mijë e 320.95 euro.
Ai tregon disa nga produktet ruse që importohen në Kosovë e që janë produkte të importuara nga Federata Ruse si pastat e dhëmbëve, përgatitje për makiazhin e buzëve, gaz natyral prej naftës, në gjendje të gaztë, maja për bukëpjeksit e tharë, deodorantet personale dhe ato kundër djersës, përgatitje për makiazhin e syve, qepë jo të lidhura në vargje, preparate të tjera të parfumerisë, kozmetikës dhe tualetit, të paspecifikuara diku tjetër, ëmbëlsira të tjera prej sheqerit, që nuk përmbajnë kakao, përgatitje për makjazhet e syve, vajrat lubrifikante për qëllime hidraulike, në paketime të drejtpërdrejta apo në kontenjerë jo më tepër se 220 litra, brisqe për makina rroje të sigurta, përfshirë tehet e brisqeve në shirita, margarinë jo e lëngët, që përmban me pak 10 % ose më shumë se 15 % yndyrë qumshti, gazoil, me përmbajtje sulfuri jo më tepër se 0,001 % në peshë, gaz Propan i lëngshëm, me pastërti më tepër se 90% por më pak se 99%, për qëllime të tjera, maja për bukëpjeksit e njomë, lëngjet për frenat dhe transmisionet hidraulike, me më pak se 70 % ndaj peshës vajra nafte.
“Këto janë disa nga produktet e importuara nga Federata Ruse, shpresoj që të jenë të verifikuara së paku cilësia e produkteve të importuara”, tha eksperti Gashi.
Sipas tij deklarimet e përgjegjësve dhe figurave politike se janë pro amerikan dhe evropian, janë më tepër deklarata publike se sa ka ndonjë veprim konkret.
“Shpresojmë në qeverinë e re të ketë veprime konkrete e jo vetëm deklarime publike me retorikë boshe, zhvillim ekonmik, investime, grante në bujqësi dhe import të qepëve nga Fedearta Ruse e cila nuk përket me realitetin kosovar”, tha Jakup Gashi.
Analisti shton se politika kosovare ka qenë aq e papërgjegjshme saqë edhe tharmin e bukës ka lejuar të imprtohet nga Rusia.
Të rikujtojmë se edhe presidenti amerikan Donald Trump, kur pati vënë embargo ndaj Rusisë, pati reaguar ndaj shteteve evropiane me fjalët: Nuk ka blej nga Rusia e siguro Amerika.
Ishte Qeveria e Kosovës e cila vendosi sanksione kundër Rusisë më 17 shtator 2014 në harmoni me Bashkimin Evropian, lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë. Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili kishte nënshkruar vendimin atëherë në cilësinë e kryeministrit.
Nga ana tjetër kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj pati kundërshtuar se hyn mall i Rusisë as i dikujt tjetër në Kosovë, thotë Syri.net.
“Çka do që hyn në Kosovë, ne kemi doganë në tërë vendin. Atë që e fut dikush mbi shpindë nuk mund t’ia ndalim, por e dijmë nga vjen, nga kush vjen, çka vjen. Pra ka nisë një fushatë e orkestruar me e zbehë çështjen e taksës, me na thënë hiqne, por na nuk guxojmë me e heqë, sepse jemi të detyruar me ju kthyer vetes”, ka thënë Haradinaj.
Edhe drejtori i Doganës Bahri Berisha, nuk e ka pranuar se po shkilet embargoja ndaj Federatës Ruse.
Ndërsa zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci, për “Syri.net”, pati thënë se nuk ka embargo në import, por në eksport (edhe atë për disa produkteve të cilat Kosova nuk i prodhon.
E kreu i Komitetit të Dumës për Çështje Ndërkombëtare Aleksei Pushkov-it, pati thënë se: sanksionet e vendosura nga Qeveria e Kosovës ndaj Rusisë, kanë shkaktuar vetëm buzëqeshje te shteti rus.
Sipas tij këto masa janë marrë sipas rusëve për të treguar se kosovarët ekzistojnë.
Ndërsa, Andrey Shugurov, shef i zyrës ruse në Prishtinë kishte qeshur, kur ishte pyetur në lidhje me sanksionet ekonomike që Kosova ia ka vendosur Federatës Ruse.
“Kosova është bërë temë e një “Stand Up” komedie në Moskë, me rastin e aplikimit të këtyre sanksioneve”, ka thënë Shugurov.
Discussion about this post