Ka kohë që biznesmeni nga Kosova, Burim Piraj është aktiv në rrjedhat politike që ndërlidhen me situatën ekonomike të vendit. Ai është edhe iniciatori për bojkotimin e produkteve serbe.
Për më tepër, Burim Piraj është pronar i fabrikës Meka Hallall Food.
Sot ai ka pezulluar kontratat e tij me firmat holandeze.
Këtë veprim Piraj e mori, pasi që, sipas tij, Holanda është i vetmi shtet pesimist për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai thotë se nuk ia lejon ndërgjegja të vazhdojë punën derisa të sqarohet gjëra.
Postimi i plotë:
Vëllezër dhe motra!
Unë nga sot e pezullova çdo kontratë me firmat Holandeze për arsye se dje e kam lexuar se Holanda është i vetmi shtet pesimist për liberalizimin e vizave për Kosovën!
Është gjest i vogël por nuk më lejon ndërgjegja të vazhdoj punën derisa të sqarohen gjërat.
E dua vendin tim!
Vetëm Zotit i përkulem!